Flash

Rilindasit (si dikur Berisha) kundër Blushit

Lapsi.al 2 October 2016
Rilindasit (si dikur Berisha) kundër Blushit

Braktisja spektakolare që Ben Blushi i bëri Rilindjes, duke shfrytëzuar për këtë një moment simbolik, si ai i lejes për të mbushur Shqipërinë me plehëra, ka shkaktuar një tronditje jo të vogël tek lakejtë e kreut të qeverisë.

Në skenë kanë dalë tre lloje zelltarësh që po kërkojnë ti gjejnë paterica moralit të rrënuar të Edi Ramës.

Të parët janë ata që kanë humbur punën në administratë, për shkak të paaftësisë apo korrupsionit dhe që po kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë kryqëzatë për tu ricikluar në vende pëllumbash.

Të dytët janë ata që e shohin liderin si një dashnor imagjinar, e që janë të gatshëm që përpos trupit t'i vënë në dispozicion edhe mendjen.

Të tretët dhe më të pamoralshmet, janë ato media, që prodhojnë fakte të trilluara, apo gjysëm të vërteta rënqethëse, për të vënë shenjën e barazimit, midis njeriut që i ftoi shqiptarët të shkruanin emrat e rilindasve në kazanët e plehrave dhe atyre që u zhytën vullnetarisht në ato kazanë.

Një rast si ky i fundit, e ka demaskuar plotësisht një investigim i gazetarëve të  Lapsi.al (lexo shkrimin poshtë). 

Ndryshe nga sa u pretendua nga mediat që Edi Rama ushqen me para publike, Ben Blushi, si ministër i Pushtetit Lokal të Fatos Nanos, jo vetëm që nuk kish firmosur për importin e plehrave nga Fraçesko Beketi drejt Tiranës, por pati kërkuar anullimin e marrëveshjes dhe rinegocimin e kushteve të saj.

Për shumëkënd, ai, edhe po të kishte firmosur, nuk do të kishte bërë asnjë krim më të madh se të gjithë ministrat shqiptarë në vazhdimësi, që nga ata të Nanos, Berishës dhe Ramës.

Por, presonalisht, kur e pashë të botuar atë nënshkrim, në pamundësi për të menduar se mashtrimi mediatik  mund të ngrihej deri në ato nivele, nuk u ndjeva mirë. Si një nga ata që e njoh nga afër Blushin, që e kam parë si kryeredaktor të “Koha Jonë” të ndeshet me pushtetin e “duarve me gjak” të Berishës, apo si ministër, të kundërshtojë shefin e partisë dhe të qeverisë, për ti dhënë firmën e kandidimit Edi Ramës, kam ruajtur gjithnjë mendimin se ai është një nga ata të rrallët politikanë që përpiqet të sintetizojë me koherencë ato që mendon me aktet që ndërmer.       

Me sa duket kështu ka ndodhur edhe këtë herë.

Por, këtu problemi nuk është tek Blushi. As tek integriteti i vet personal. Ai po paguan me një çmim të lartë raportet që ka pasur me partinë ku militon prej 20 vjetësh dhe me liderin e saj që nuk di të rikthejë të njëjtin standart që ka marrë në këmbim.

Këtu halli edhe një herë më shumë, është mes nesh, gjithë shqiptarëve, në raportet që kemi me pushtetin, me gjithfuqishmërinë e liderit dhe me lakejtë që hidhen për mbrojtjen e tij me çdo çmim.

Pak a shumë, ajo që po ndodh sot me Blushin është një përsëritje e shëmtuar e skenave më brutale që regjimi i Berishës ka prodhuar në sulmet kundër Pashkos, Cekës e të gjithë mocionistëve të tjerë (1993).

Është e njëjta fabul që u replikua në akuzat e ndyra ndaj Azem Hajdarit si themelues i PD-së apo Eduart Selamit si kryetar i radhës i saj.

Të gjithë këta, kritikë të udhëheqësit, janë fshikulluar në mënyrat më të poshtra, janë nëpërkëmbur me mjetet më brutale, janë bërë pre e një makinerie shpifjeje dhe denigrimi që mund ta vënë në punë vetëm regjimet diktatoriale.

Gjithnjë në këto 25 vjet, janë gjetur komsomolas të devotshëm, gra në kërkim të mashkullit superhero, media të përdala, që e kanë parë të keqen tek “armiku i partisë”.

Tani, pas aktit të tij të fundit, radha po i takon Ben Blushit.

Dhe sipas të gjitha gjasave, kryqëzata kundër tij e nisur me rugaçët e mitingut të Elbasanit do të vazhdojë.

Sepse ajo është një  frymë e mbarsur nga vetë lideri i Rilindjes.

Ajo është një provë më shumë se është i njëjti Edi Ramë që frymëzon ata lakej. Eshtë i njëjti që i quan ambientalistët "sharlatanë", që i denigron kundërshtarët "pleh", që frymëzom gazetarët e tij të shkojnë e të provokojnë mitingjet e shoqërisë civile, apo që nxit mediat e kontrolluara të botojnë gjysëm të vërteta.

Kjo pra, pikërisht kjo frymë dhe kjo mendësi, që po rikthehet si në kohët më të trishta të regjimit të Berishës është lajmi i keq i kryqëzatës kundër Blushit.

Gjithçka tjetër në raportin mes tij dhe socialistëve ka shumë më pak rëndësi.

Ai vërtet mund të ndihet i fyer, i prekur dhe i lënduar se një bandë servilash po e largojnë përdhunshëm nga partia ku hyri dy dekada më parë, por ama, për një gjë ka të drejtë të jetë i lehtësuar. Ata po i vërtetojnë predikimin e tij se çdo ditë që kalon po i bën më të ngjashëm ramistët e sotëm me berishistët e djeshëm.

(Lapsi.al)

 

Të këshilluara

Sot u riciklua plehra e parë

Edi Rama është munduar të riciklojë sot gënjeshtrën e tri viteve më parë. I shokuar nga gdhendja e emrit të tij mbi...

11:33

Droga e Ramës si nafta e Putinit

Në fjalimin e tij përpara dibranëve, deputeti oligark i PS-së, Sadri Abazi, për t’i bindur dibranët të votojnë ...

17:11

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI