Flash

Afrika në hall me Kinën për gomarët!

Lapsi.al 1 October 2016
Afrika në hall me Kinën për gomarët!

Një numër shtetesh në kontinentin afrikan i kanë kërkuar Kinës që të ndalë blerjen e gomarëve të tyre, duke deklaruar se kërkesa për krijesën me katër këmbë është bërë e paqëndrueshme. Nigeri njoftoi ndaljen e eksportit të gomarëve gjatë këtij muaji, pas tregtia e kafshës është rritur tre herë vitet e fundit, kryesisht në vendet aziatike.

Ndërkohë, ndalesë ka bërë edhe Burkina Faso për eksportin e lëkurës së gomarit, të cilat zihen për të prodhuar xhelatinë, një përbërës kyç për prodhimin e një ilaçi tradicional kinez, i cila besohet se përmirëson qarkullimin e gjakut, aneminë, numrin e ulët të qelizave, pagjumësinë, menstruacionet e çrregullta etj.

Rritja e kërkesës për lëkurën e gomarit ka shënuar një rënie drastike të popullsisë së kësaj kafshe në Kinën e industrializuar. Sipas CNN, numri ka rënë nga 11 milionë në 6 milionë. Për pasojë, janë rritur kërkesat për import.

Një zyrtar i qeverisë në Niger, i tha BBC se rreth 80 mijë gomarë janë eksportuar nga vendi këtë vit.

“Nëse eksportit vazhdon, kafsha do të zhduket”, tha ai. Çmimi mesatar i një gomari është rritur me trefish dhe për shumë fshatarë, mbarështimi i gomarëve është kthyer në tregti fitimprurëse./ora news

Të këshilluara

Sonte shfaqet hëna e zezë

Një hënë e rrallë e “zezë” pritet që të shfaqet sonte – por çfarë është kjo ngjarj...

15:22

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI