Flash

Sonte shfaqet hëna e zezë

Lapsi.al 30 September 2016
Sonte shfaqet hëna e zezë

Një hënë e rrallë e “zezë” pritet që të shfaqet sonte – por çfarë është kjo ngjarje hënore dhe a do të mund ta shohim atë?

“Lindja e Hënës së Zezë” mund të tingëllojë si një titull i një filmi apokaliptik sci-fi, por ngjarja astronomike nuk sinjalizon fundin e botës, pavarësisht pretendimeve.

 

Prej ‘hënës së përgjakur’, ‘hënës dredhëz’ e deri tek ‘super-hëna’, sateliti i Tokës ka marrë emra të ndryshëm deri më tani, transmeton Gazeta Express.

 

Emri më i fundit që hëna ka marrë është e ashtuquajtura “hëna e zezë” – edhe pse ka definicione të ndryshme që shpjegojnë atë çfarë ajo është.

 

Shumë ekspertë pajtohen se termi “hënë e zezë” i referohet hënës së dytë të re në një muaj kalendarik. Joe Rao nga space.com shpjegon: “Një hënë e dytë e plotë në një muaj kalendarik shpesh quhet hënë e kaltër. Një hënë e zezë supozohet të jetë pjesa e errët e hënës së kaltër; hënës së dytë të re në një muaj kalendarik”.

 

Hëna e fundit e zezë u shfaq në mars të vitit 2014 dhe tjetra pritet të shfaqet më 2019. Por a do të jemi në gjendje që ta shohim hënën e zezë? Hëna e zezë do të ndodh sonte në mbrëmje, por në disa vende të botës ajo do të shihet në ora 1 të mëngjesit të së shtunës. Për fat të keq, këtë hënë nuk do të mund ta shohim pasi që ajo do të duket e padukshme. Thjeshtë do të jetë shumë e errët.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI