Flash

“Shpresat” ngjiten në botëror, De Biasi nis freskimin pas suksesit në Europian

Lapsi.al 30 September 2016
“Shpresat” ngjiten në botëror, De Biasi nis freskimin pas

Dy ndeshjet e radhës së përfaqësueses shqiptare, Eliminatore të Botërorit 2018-të, ndaj Lihteshtejnit dhe Spanjës, pritet të kenë surpriza sa i përket lojtarëve të grumbulluar.

 

De Biasi pas më shumë se 200 lojtarëve të vëzhguar përzgjedhur dhe grumbulluar në dy eliminatoret e shkuara që ka drejtuar kuqezinjtë, aktualisht ka një rreze më të ngushtë veprimi dhe sytë e trajnerit italian janë kthyer nga ekipet zinxhirë të përfaqësueses, që për të thënë të vërtetën janë ndër brezat më të suksesshëm të viteve të fundit.

 

Krijimi i përfaqësueses së Kosovës dhe kërcënimi për largimin drejt skuadrës tjetër shqiptare, sikurse ndodhi me Rashicën, Vojvodën apo Rrahmanin, nga kombëtarja U21, ka detyruar De Biasin të përshpejtojë grumbullimet e të rinjve, të paktën për të mos u rrezikuar më për largime të mëtejshme.

 

Në listën që pritet të zbardh më 1 tetor, trajneri i përfaqësueses do të ketë 3 lojtarë të përfaqësueses U21, ata janë dy sulmuesit Rey Manaj, Eros Grezda dhe mesfushori i Skënderbeut Liridon Latifi.

 

Nëse i pari, ish-sulmuesi i Interi dhe aktualisht i Peskarës është grumbulluar disa herë, për herë të parë janë dy lojtarët me origjinë nga Kosova, Eros Grezda, sulmuesi i Lokomotivës në Kroaci dhe Liridon Latifi, mesfushori i Skënderbeut.

 

Emra që ndoshta në sulm do të kenë më tepër hapësira me mungesën e Gashit, apo gjendjes jo optimale të Sadikut, ndërkohë në mesfushë, Latifi rrezikon Emir Lenjanin, i cili është në pozicionin e preferuar të mesfushorit të Skënderbeut.

 

Përveç grumbullimit duket se për ta do të ketë edhe minuta në dispozicion nga trajneri De Biasi dhe kjo ndoshta jo vetëm për faktin që e meritojnë, duke qenë se janë lojtarë të një niveli të lartë, por sigurisht edhe konkurrenca mes Kosovën po bëhet gjithmonë dhe më prezente në të gjitha ekipet përfaqësuese, jo vetëm ekipin A. /Tch

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI