Flash

Del lista/ Yjet e Spanjës e grumbulluar për Shqipërinë

Lapsi.al 30 September 2016
Del lista/ Yjet e Spanjës e grumbulluar për Shqipërinë

Kundër Shqipërisë do të jetë dhe Andres Iniesta. Trajneri i Spanjës, Julian Lopetegui ka bërë publike listën me futbollistët që do të grumbullojë për dy impenjimet e radhës, kundër Italisë dhe Shqipërisë në 9 Tetor. Risitë në listën e “La Rojas” nuk mungojnë, rikthimi i Iniestës është ai që bie më shumë në sy, ndërkohë që grumbullohen sërish me Spanjën dhe Isco, Callejon, Vicolo, Sergio Rico dhe Nacho. Në krahasim me ndeshjet e fundit, mungon Asensio që do të jetë pjesë e ekipit të 21-vjecarëve, ashtu si Bartra, Bartra, Azpilicueta dhe Alcaser. Emrat janë vërtet të frikshëm, mjafton të mendosh se bëhet fjalë për një skuadër ku trajneri ka luksin të lërë jashtë lojtarë si Cesc Fabregas, Pedro apo Juanfran, ashtu si dhe portierin Iker Casillas. Gjatë konferencës së shtypit Lopetegui foli shkurtimisht për takimet e radhës duke e vlerësuar Shqipërinë në të njëjtin rang vështirësie me Italinë.

“Janë dy ndeshje shumë të vështira. Duhet të nisemi me ambiciet maksimale për cdo ndeshje, përballë Italisë dhe Shqipërisë. Nuk firmosim për asnjë rezultat para tyre”.

Lopetegui kërkon vetëm fitoren, ndërkohë që u shpreh edhe për sa i përket terrenit të lojës, një faktor që i intereson vecanërisht Spanjës si një skuadër që aplikon tiki-takan me qarkullimin e topit.

“Në Torino fusha do të jetë në gjendje të mirë. Në Shqipëri do të hasemi me një vështirësi më të madhe, pasi luhet një ndeshje tjetër më parë”.

Ja dhe lista e plotë:

Portierë: David de Gea (Manchester United), Pepe Reina (Naples) e Sergio Rico (Sevilla).

Mbrojtesit: Nacho (Real Madrid), Jordi Alba (Barcelona), Gerard Piqué (Barcelona), (Chelsea), Sergio Ramos (Real Madrid), Dani Carvajal (Real Madrid), Sergi Roberto (Barcelona) e Javi Martínez (Bayern).

Mesfushorët: Sergio Busquets (Barcelona), David Silva (Manchester City), Thiago Alcantara (Bayern), Saúl Níguez (Atlético), Koke (Atlético), Isco (Real Madrid), Iniesta (Barcelona)

Sulmuesit: Alvaro Morata (Real Madrid), Lucas Vázquez (Real Madrid), Nolito (Manchester City), Callejón (Nápoles), Diego Costa (Chelsea) y Vitolo (Sevilla).

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI