Flash

Shokon prifti: “Zoti është në të vërtetë femër”

Lapsi.al 29 September 2016
Shokon prifti: “Zoti është në të vërtetë

Një prift katolik nga Massachusettsi ishte shpallur zyrtarisht i vdekur për 48 minuta, para se mjekët mrekullisht të arrijnë ta vënë në funksion zemrën e tij.

 

Pasi u kthye “nga të vdekurit”, ai pohoi se e njohu “Perëndeshën”, duke rrënuar pretendimet e Kishës katolike se Perëndia është mashkull.

Prifti 71-vjeçar John Micheal O’Neal pretendon se ishte në Parajsë ku njohu “Perëndinë” të cilin e përshkruan si figurë të ngrohtë e të këndshme nëne.

 

Pas sulmit në zemër që ndodhi më 29 janar, atë shpejtë e dërguan në spital ku u shpall klinikisht i vdekur.

 

Mjekët mrekullisht e kanë bërë kthyer në jetë, ndërsa ndonëse besonin se ka përjetuar dëme të trurit, pas 48 minutash u kthye i vetëdijshëm për çdo gjë, transmeton Telegrafi.

 

Ai e përshkroi përvojën e tij jashtë trupit duke thënë se në Parajsë takoi “Perëndeshën”.

 

“Prania e saj ishte aq e këndshme dhe inkurajuese; kishte zë të butë dhe qetësues”, tha ai, duke shtuar se nuk ka asnjë problem për të që “Zoti është femër” sepse “ajo është gjithçka për të cilën ka shpresuar, madje edhe më shumë”.

 

Sipas tij, ai do të përhap zërin për “Nënën e Shenjtë” pa marrë parasysh se çfarë mendojnë për këtë kolegët e tij.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI