Sparta e Pragës ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Interit në ndeshjen e dytë në grupe për Ligën e Europës. Italianët nuk kanë asnjë fitore në këtë kompeticion. Sparta gjeti golin e parë të takimit në minutën e 7-të me anë të sulmuesit Vaclav Kadlec. Goli i dytë për vendasit erdhi në minutën e 25-të nga nga i njëjti lojtar. Rodrigo Palacio shënoi për Interin në minutën e 71-të dhe i dha shpresë skuadrës së tij për një rezultat pozitiv, por shpresat nuk zgjatën pasi Mario Holek shënoi golin e tretë për Spartën në minutën e 76-të. Ranocchia u largua me karton të kuq.