Flash

Videoskandali/ Shkarkohet menjëherë nga detyra trajneri i Anglisë

Lapsi.al 27 September 2016
Videoskandali/ Shkarkohet menjëherë nga detyra trajneri i Anglisë

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka konfirmuar se Sam Allardyce ka lënë detyrën e trajnerit të kombëtares. Në një komunikatë për shtyp, FA sqaron: “Sjellja e Allardyce, siç është raportuar sot, është e papërshtatshme për trajnerin e Anglisë. Ai ka pranuar se ka bërë një gabim të madh dhe ka kërkuar falje. Gjithsesi, duke u nisur nga lloji i gabimit, FA dhe Allardyce kanë arritur një marrëveshje për përfundimin menjëhershëm të kontratës”.

Sam Allardyce u përfshi nga një skandal ditën e sotme. Ai ishte viktimë e kamerës së fshehtë të organizuar nga “The Telegraph”. Gazeta britanike thotë se në muajin gusht, dy bashkëpunëtorë të saj iu paraqitën trajnerit të kombëtares së “Tre Luanëve” si investitorë nga Lindja e Largët.

Në bisedën e zhvilluar, “investitorët” kërkojnë këshillën dhe ndihmën e Sam Allardyce për të shmangur disa rregulla të Federatës Angleze të Futbollit për transfertat e lojtarëve.

Trajneri pranon jo vetëm këshillimin, por u thotë me siguri se “me lëvizjet e duhura” diçka e tillë mund të bëhet dhe u përmend ‘investitorëve’ në fjalë shumën prej 600 mijë eurosh, që duhet të paguanin për shërbimet e tij. /tch/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI