Flash

Skandal: Kjo video mund t’i kushtojë trajnerit të Anglisë, Allardyce shkarkimin (Video)

Lapsi.al 27 September 2016
Skandal: Kjo video mund t’i kushtojë trajnerit të Anglisë,

Futbolli anglez është në prag të një skandali që mund të trondisë themelet e Kombëtares së Tre Luanëve. Në qendër të vëmendjes është trajneri i sapoemëruar, Sam Allardyce, i cili akuzohet nga tabloidi “Telegraph” për manovra jo ligjore në çështjet e transferimeve.

Sipas tabloidit që ka futur në kurth trajnerin, Allardyce është filmuar duke u treguar disa biznesmenëve që në të vërtetë ishin gazetarë, si të shkelnin mbi rregulloren.

Ish trajneri i Sunderland është filmuar gjatë takimin me një përfaqësues të rremë të një kompanie nga Lindja e Mesme, i cili shprehu interes për të investuar para në tregun e futbollistëve në Premier League.

Ai kërkoi konsulencën e Allardyce për shumën e 400 mijë futëve. Takimi zgjati rreth 4 orë ku duket qartë se si trajneri u bën me dije biznesmenëve se sa e lehtë është të shkelësh rregulloren e aplikuar në vitin 2008 për kartonin e lojtarëve.

Në thelb, ai i mëson gazetarët si të fitojnë aksione në rrugë të padrejtë ndaj kartonit të lojtarit duke ia hequr klubit apo vetë lojtarit. Në takim ishte i pranishëm edhe agjenti i Allardyce,  Mark Curtis dhe konsulenti financiar Shane Moloney.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI