Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Donald Trump nuk përmbahet dot në debatin e parë presidencial

Lapsi.al 27 September 2016
Donald Trump nuk përmbahet dot në debatin e parë presidencial

Hilary Clinton ka fituar debatin e parë presidencial, debat i cili shënon edhe fillimin e fazës së fundit të fushatës elektorale.

Sipas një sondazhi të CNN, një TV shumë më pranë saj, kandidatja demokrate, ka marrë 62% kundrejt 27% të të intervistuarve.

Sipas komenteve të para Trum të cilin stafi i tij e kishte trajnuar gjatë për tu përmbajtur në mënyrë që të fitonte pikë edhe te të pavendosurit, nuk ia ka dalë në këtë sfidë. Ai e ka ruajtur qetësine fillimisht ndersa debati zhvillohej për ekonominë por ka shpërthyer më pas.

Shprehje të tilla si "nuk paguaj taksat se jam inteligjent", "temperamenti im është më i mirë se i zonjës Clinton" që i shkaktoi sallës të qeshurën më të madhe, apo edhe batutat për obezët 200 kilësh që rrijnë në krevat nxorën portretin real të Trump. Kandidati republikan e quajti Obamën si "presidenti juaj" duke iu drejtuar Clintonit dhe duke u distancuar prej tij.

Zoti Trump kritikoi zonjën Clinton se për 30 vjet nuk kishte bërë asgjë për krijimin e vendeve të punës. “Sekretare, ju nuk keni një plan”, tha zoti Trump.

“Donaldi jeton në botën e tij,” u përgjigj zonja Clinton.

I pyetur se përse nuk deklaron taksat federale, Donald Trump tha "sepse jam inteligjent" dhe shtoi se ai do t’i publikojë ato kur zonja Clinton të publikojë të 33,000 e-mailat që janë fshirë.

Sulmet kibernetike ishin një temë për të cilën u debatua. Clinton kritikoi rivalin Trump për lavdërimet ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ndaj sugjerimit të tij që Rusia të piratojë qeverinë amerikane.

Clinton kritikoi zotin Trump për çështjen e armëve bërthamore, pasi sipas saj i trajton me shkujdesje. Qëndrimi i tij për armët bërthamore është thellësisht tronditës, – tha zonja Clinton. Ajo tha se SHBA do t’i respektojë marrëveshjet me aleatët.

Trump u përgjigj: Armët bërthamore janë kërcënimi më i madh ndaj vendit tonë.

Trump kritikoi ashpër marrëveshjen me Iranin. Është marrëveshja më e keqe që është bërë ndonjëherë në histori, tha ai.

Rivalja Clinton kundërshtoi. Ajo e quajti marrëveshjen me Iranin të suksesshme.

Clinton: Cila do të ishte alternativa e zotit Trump në këtë rast?

Trump: Për të qenë president duhet të kesh forcë dhe ajo nuk e ka këtë forcë.

Clinton: Ju flisni për forcë ndërkohë që unë kam vizituar dhe negociuar me kaq shumë vende.

Njëqind milionë njerëz mendohet se e ndoqën debatin në Universitetin Hofstra në afërsi të Nju Jorkut. Kjo është audienca më e madhe ndonjëherë që ndjek një debat presidencial në SHBA.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI