Pak kohë më parë M’Baye Niang dha një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Sulmuesi francez tregonte se si e fejuara e tij aktuale, Emilie Fiorelli, (foto lart) i kishte ndryshuar jetën duke i vënë kokën në vend.
“Unë dhe Emilie jemi bashkë prej 5 muajsh tashmë dhe për mua është një mrekulli. Ia kam thënë që sa kohe jemi bashkë kam pasur rezultate të mira edhe në fushë” – tha Niang.

Por sot tabloidi anglez “Daily Star” në versionin online i ka kushtuar një hapësirë të gjerë sulmuesit të Milan, por jo për çështje të fushës. Mesa duket Niang ka pasur një flirt me një modele të Playboy. Bëhet fjalë për Carla Howe (foto poshtë), modele që në Manchester njihet për takimet e saj të zjarrta me Rashford, Cr7 dhe Drinkwater.
Në të kaluarën edhe Cuadrado kishte kërkuar një “lepurushe të Playboy” për të mësuar anglishten dhe ajo ishte ofruar për të ndihmuar kolumbianin që tashmë luan me Juventus. Modelja aktualisht jeton në Ibiza dhe gjithmonë sipas “Daily Star” ajo ka programuar të takojë Niang në ishullin spanjoll. E vështirë e fejuara e tij ta përjetojë mirë këtë lajm. /lapsi.al/

