Flash

Rrëfimi i gruas, tregon si u rrëmbye nga jashtëtokësorët

Lapsi.al 26 September 2016
Rrëfimi i gruas, tregon si u rrëmbye nga

Gruaja, e cila thotë se ka pasur kontakt të vazhdueshëm me alienë, thekson se ndihet sikur është dhunuar nga ta

Një grua, e cila beson se është rrëmbyer nga jashtëtokësorët, thotë që ajo është kontrolluar në mënyrë agresive nga krijesat jashtëtokësore.

 

Lisa Tenney, 40-vjeçare, e ka ndarë tregimin e saj dhe pretendon që një sërë jashtëtokësorësh të ndryshëm e kanë ‘rrëmbyer’ ndër vite, që prej kohës kur ka qenë gjashtëvjeçare. Lisa, nga Ajdaho e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se është takuar me jashtëtokësorë të këqij dhe me jashtëtokësorë miqësorë si dhe dëshiron t’i inkurajojë njerëzit e tjerë, të cilët kanë pasur eksperienca të ngjashme, që të bisedojnë për përvojat e tyre dhe të tregojnë se çka kanë parë dhe çka kanë ndjerë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

 Eksperienca e parë

 

Teksa ka folur për ‘Earth Mystery News’, Lisa ka thënë: “Eksperienca e parë që më kujtohet është kur këto krijesa janë futur në dhomën time, duke kaluar nëpërmjet murit. Në njëfarë mënyre unë kam arritur të kaloj nëpërmjet murit, bashkë me këto krijesa”.

 

Lisa thotë që në kohën kur është rrëmbyer për herë të parë ka qenë pesë ose gjashtëvjeçare.

 

“Pastaj më vendosnin në fluturake. Në fluturake të metaltë me sipërfaqe të ftohtë. Kam pasur të gjitha llojet e eksperiencave të komunikimit”, ka shtuar ajo.

 

Ajo beson që ka kontaktuar me ‘krijesa të liga’, që kishin ardhur me projekte qeveritare, ndërsa thotë që është kënaqur nga kontakti që ka pasur me ‘krijesat e sjellshme’, të cilat i konsideron si anëtarë të familjes.

 

 

Hezitimi i binjakes për ‘t’u rrëfyer’  

 

Lisa gjithashtu ka thënë që krijesat e këqija, me të cilat është takuar, ia kishin ekzaminuar në mënyrë agresive organet gjenitale.

 

“Nuk ka qenë lidhje emocionale. Jam ndjerë sikur po dhunohesha. Nuk ka qenë një ndjenjë e mirë”, ka thënë ajo, teksa ka përshkruar se çka ka ndjerë kur është ‘ekzaminuar’ nga alienët.

 

Lisa më pastaj ka thënë që si pasojë e këtyre kontakteve ajo kishte mbetur me shenja në trup dhe pasi kishte sjellë në jetë tre fëmijë, ajo e kishte larguar edhe mitrën, si pasojë e asaj për të cilën beson që ka qenë rezultat i ekzaminimit të jashtëtokësorëve. Lisa thotë që shumicën e eksperiencave i ka përjetuar së bashku me motrën e saj binjake, me të cilën e ka ndarë shtratin qysh prej fëmijërisë deri në moshën e adoleshencës, megjithatë, derisa Lisa ndihet rehat kur tregon përjetimet e saj me alienët, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për motrën e saj binjake, e cila nuk pranon të flet. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI