Flash

Përplasje mes Ronaldos dhe Zidane te Real Madrid (FOTO/VIDEO)

Lapsi.al 26 September 2016
Përplasje mes Ronaldos dhe Zidane te Real Madrid (FOTO/VIDEO)

Fytyra e tij tregon më shumë se fjalët. Në foton lart është vetë Cristiano Ronaldo që pasi u zëvendësua në minutën e 27-të të pjesës së dytë në përballjen me Las Palmas nuk u ul në stol, por qëndroi në këmbë për të parë takimin. Vendin e tij në fushë e mori Lucas Vazquez në kohën që rezultati ishte 2-1 për “mbretërorët”. Mediat spanjolle shkruajnë se në dhomat e zhveshjes portugezi i ka kërkuar shpjegime trajnerit për zëvendësimin e tij.

Image result for zidane ronaldo

“Më thuaj çfarë ishte ajo?” – ka pyetur Ronaldo.

“Chris, kemi një tjetër ndeshje të martën me Dortmundin dhe do të qëndrosh sërish 90 minuta në fushë” – ishte përgjigjja e francezit.

Në këtë moment është krijuar një situatë e keqe dhe akullin e ka thyer Pepe që i ka ka kërkuar shokut të tij të ulur në një cep të dhomës të mos e marrë për keq këtë zëvendësim.

Përpara gazetarëve Zidane ka shpjeguar: “Kemi një ndeshje të martën në Champions me Dortmund dhe për këtë e zëvendësova. Ai luajti mirë siç bën zakonisht. Por sot ishte momenti të pushonte. A ishte i pakënaqur? Ky është interpretimi juaj. Është e qartë që ai ka dëshirë të qëndrojë në fushë, por unë duhet të zgjedh dhe të mendoj edhe për ndeshjen e radhës”.

Benzinë zjarrit i ka hedhur edhe nëna e Ronaldo që ka postuar një foto të të birit me fjalët: “Mos e ul kokën”. /lapsi.al/ 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI