Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Çfarë ndodh me ju pasi keni vdekur, sipas besimit fetar që i përkisni

Lapsi.al 26 September 2016
Çfarë ndodh me ju pasi keni vdekur, sipas besimit fetar që i

Fetë besojnë në ekzistencën e shpirtit, andaj, sipas tyre, vdekja e trupit nuk është fundi i gjithçkaje. Megjithatë, besimet e ndryshme kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket jetës pas vdekjes ,raporton Gazeta Kosova Sot

Islami 

 

Feja myslimane, që për të dërguar të Zotit e njohin profetin Muhamed, është feja e fundit monoteiste dhe besimtarët e këtij religjioni besojnë në ekzistencën e një vendi të mirë, që quhet parajsë dhe një vendi të tmerrshëm, që quhet ferr. Sipas islamit, deri në Ditën e Gjykimit, kur edhe do të jepet vendimi final për destinacionin e fundit për secilin njeri që ka jetuar në tokë, të vdekurit do të mbesin në varret e tyre dhe ata të cilët janë të destinuar për në parajsë do ta përjetojnë paqen në varr, ndërsa ata që janë të destinuar për ferr do të vuajnë.

 

Krishterimi 

 

Krishterimi është feja me më së shumti ndjekës në botë, pasi që pothuajse çdo i treti njeri është i krishterë. Ndjekësit e këtij religjioni besojnë që nëse një individ rilindet, pasi që ai ose ajo vdes, do të futet në një vend të përjetshëm të quajtur parajsë - një vend ku nuk ka dhimbje, të qara e vajtim. Rilindja është thjesht një pranim i Jezu Krishtit dhe besimi në kryqëzimin, vdekjen dhe ringjalljen e tij. Sipas krishterimit, njerëzit të cilët refuzojnë të rilinden do të përfundojnë në një liqen të zjarrtë dhe do ta vuajnë dënimin e përjetshëm për rebelimin e tyre ndaj Zotit.

 

 

Hinduizmi 

 

900 milionë ndjekësit e këtij religjioni besojnë në një zot suprem të quajtur Brahman, i cili e manifeston veten nëpërmjet perëndive dhe perëndeshave të tjera. Disa nga praktikat standarde të hinduizmit përfshijnë jogën, devotshmërinë ndaj një zoti, meditimin, pelegrinazhin në qytetet e shenjta dhe disa praktika tjera. Hindusët, megjithatë, nuk besojnë në ekzistencën e parajsës apo ferrit, ndërsa sistemi i tyre për jetën pas vdekjes është besimi në reinkarnacion. Pra, varë- sisht se çfarë personi ke qenë, do të rilindesh në një trup tjetër - më të mirë ose më të keq.

 

 

Budizmi 

 

Sipas budistëve, jeta është një udhëtim, ndërsa vdekja është rikthimi në tokë. Shumica e feve që besojnë në reinkarnacion kanë ide të përafërta sa i përket fatit që i pret njerëzit pas përfundimit të jetës së tyre. Sipas Budizmit, Buda, i cili e ka arritur gjendjen e ndriçimit, është i vetmi që përjeton Nirvanën - gjendja e përkryer e paqes dhe lumturisë, ku vuajtjet dhe dëshirat individuale nuk ekzistojnë. Ata që nuk e arrijnë nirvanën rilinden menjëherë pas vdekjes së tyre, kur edhe marrin një tjetër trup. 

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI