Flash

Shtyllat dhe Lika shpëtojnë Tiranën nga humbja

Lapsi.al 25 September 2016
Shtyllat dhe Lika shpëtojnë Tiranën nga humbja

Mbyllet me rrjeta të paprekura derbi i 146-të mes Partizanit dhe Tiranës. Në “Elbasan Arena”, dueli mes dy rivalëve kryeqytetas pati lojë me ritëm dhe plot raste, por goli mungoi. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në të dytën Partizani ishte më i rrezikshëm, nisur edhe nga një rënie fizike e bardhebluve. Një shtyllë, një traversë dhe pritjet e Ilion Likës e ruajtën të paprekur portën e Tiranës, ndërsa edhe në krahun tjetër Alban Hoxha u shfaq vendimtar në rastet që iu paraqitën. Ndeshja e dhjetë radhazi pa humbje ndaj “kushërinjve” e ngjit Partizanin në kuotën e 8 pikëve, -4 nga Skënderbeu kryesues. Të kuqtë mund të ngushëllohen me faktin që mbeten të pamposhtur në katër javët e para, ende pa pësuar gol. Kurse për Tiranën kjo është pika e katërt, aq sa ka edhe Flamurtari./panorama/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI