Flash

VIDEO/ Clinton: Jam mirë me shëndet! (...por a ka një problem me sytë e saj)

Lapsi.al 23 September 2016
VIDEO/ Clinton: Jam mirë me shëndet! (...por a ka një problem me

Hillary Clinton ka përjashtuar në mënyrë kategorike se ka nevojë të marrë një test neurologjie pas pyetjes në një television në Florida për rrezikun e ngritur për çmenduri apo Alzheimer.

“Nuk ka nevojë për këtë” - tha Clinton gjatë intervistës. “Më vjen shumë keq që u sëmura  me pneumoni, por tani jam shumë mirë”.

Në fillim ajo bëri shaka kur ajo u pyet nëse ajo do ti nënshtrohej disa testeve neurologjike për shkak të moshës. Clinton ka thënë se i plotëson të gjitha parametrat shëndetësorë që duhet të ketë një president i SHBA-ve. Ajo nuk i ka lënë akuzat për rivalin e saj, Donald Trump.

“Më duhet të them se kundërshtari im nuk e ka plotësuar këtë standard. Unë jam shumë e lumtur që shëndeti im është në gjendjen më të mirë dhe kjo është reflektuar edhe në media. Unë jam fizikisht, mendërisht e shëndetshme dhe e aftë për të qenë president”.

Clinton nuk e përmendi, por i ati i Trump, Fred, vuante nga Alzheimer , edhe pse informacioni mjekësor i Trump nuk e ka përmendur.

Gjatë një fushatë te së hënës sytë e saj lëvizin shpejt nga njëra anë në tjetrën duke u konsideruar nga mediat si  “diçka nuk shkon me pamjen e saj”.

Të këshilluara

Sa fitohet realisht në Hollywood

Midis studimesh në terren dhe informacioneve të mbledhura nga sulmet e hakerave ndaj kompanisë Sony, janë zbuluar të gjitha rrogat e mi...

14:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI