Flash

Profil/ Kush është “Nedved i vogël” që po çmend Seria A (VIDEO)

Lapsi.al 23 September 2016
Profil/ Kush është “Nedved i vogël” që po

Shumë e thërrisnin “Nedved-i i vogël”, në 2014-ën. Ladislav Krejci ka qenë gjithmonë i veçantë dhe ka rënë gjithmonë në sy për cilësitë e tij: i shpejtë, teknik, me një prekje të butë dhe magjike.

Në atë kohë është magjepsur pas tij edhe Inter, teksa vëzhguesit e zikaltërve kanë bërë raportime shumë pozitive, por çmimi shumë i lartë ka bërë që milanezët të tërhiqen.

Ai mund të ishte zikaltër, por tani e shijon Bologna. Gjithë qyteti është ngritur në këmbë të mërkurën për të duartrokitur goditjen prefekte të drejtorit sportiv Riccardo Bigon.

Dy asiste kundër Sampdorias, tre në total. Vetëm goli i mungon dha ia do të vij shpejtë ka premtuar trajneri.

Fillimi i sezoni të Krejci ka qenë mbresëlënës: thelbësor në lojën e Donadonit në skemën 4-3-3 që shfrytëzon në maksimum karakteristikat e talentit të futbollit çek, që është paguar 4 milionë euro nga Bigon, i cili e ndiqte prej vitesh falë punës së mirë të bërë edhe nga krahu i tij i djathtë Micheli.

Lojtari ka zbarkuar në kampionatin italian pa shumë zhurmë dhe tani ka fituar zemrat e popullit të Bolognas, që është dashuruar me këtë djalosh serioz, konkret, të fortë

Ladislav po i jep të drejtë Bigonit, i cili ka vënë bast mbi cilësitë e tij. Ai jep asiste dhe Verdi shënon. Aspak keq, për Nedvedindin e vogël”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI