Flash

Euro 2020, luhet në 13 qytete europiane. Cilat janë?

Lapsi.al 22 September 2016
Euro 2020, luhet në 13 qytete europiane. Cilat janë?

UEFA ngre siparin e Euro 2020. Konfederata europiane e futbollit prezanoi logon zyrtare dhe programin e evenimentit unik, që do të luhet në 13 qytete të kontinentit, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në Ëembley të Londrës.

Ceremonia e prezantimit u mbajt pikërisht në kryeqytetin anglez. Qytetet e tjera ku do të luhen ndeshjet janë Amsterdami në Holandë, Roma në Itali, Baku në Azerbajxhan, Bilbao në Spanjë, Brukseli në Belgjikë, Budapesti në Hungari, Bukureshti në Rumani, Kopenhageni në Danimarkë, Dublini në Irlandë, Gllasgou në Mbretërinë e Bashkuar, Mynih në Gjermani dhe Shën Peterburg në Rusi.

Ideja inovative lidhet me rastin e 60-vjetorit të Kampionatit Europian. Organizimi në disa prej qyteteve më të rëndësishme të Europës ka si synim që të gjithë tifozët dhe shtetet në mbarë kontinentin të festojnë dhe të jenë në qendër të vëmendjes.

Gjatë prezantimit të Euro 2020, UEFA shpjegoi se boshti i logos është ura, një lidhje e thjeshtë dhe universale, që do të karakterizojë edhe secilin prej 13 qyteteve pritës së evenimentit. Në Londër bashkimi do të simbolizohet nga Tower Bridge, simboli ikonë i kryeqytetit anglez, ndërsa 12 urat e qyteteve të tjera do të zbulohen me kalimin e javëve me organizimin e eventeve të posaçme.

I pranishëm në ceremoni ishte presidenti i ri i UEFA-s, Aleksander Ceferin, që e përshkroi Anglinë si “djepin mitik të futbollit” dhe u shpreh i lumtur që Kampionati Europian i vitit 2020 do të luhet në kaq shumë qytete dhe shtete.

Të këshilluara

Ndalet Real Madrid (VIDEO)

Real Madrid është ndalur nga Vijareal në shtëpi në ndeshjen e javës së 5-të të kampionatit spanjoll. Në kë...

20:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI