Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Tifozët e Rennes i godasin makinën Lenjanit

Lapsi.al 19 September 2016
Tifozët e Rennes i godasin makinën Lenjanit

Ermir Lenjani është kthyer në objekt të sulmeve të tifozëve të Rennes, të cilët nuk ia kanë falur futbollistit të përfaqësueses shqiptare largimin drejt Nantes sezonin e kaluar apo fjalët që ai tha kundër klubit që zotëronte kartonin e tij. Atij iu dëmtua makina luksoze dhe situatë ka shtyrë Lenjanin që të bëjë një sqarim nëpërmjet rrjeteve sociale për tifozët e Rennes, i ndërgjegjshëm se nëse situata do të vazhdonte të ishte e njëjtë, ai do ta kishte shumë të vështirë të vazhdonte të mbetej pjesë e klubit. Futbollisti ka premtuar përkushtim maksimal për klubin, për t’i bindur tifozët se kalimi te Nanta kishte qenë zgjidhje e përkohshme.

“Të dashur tifozë të Stad Ren

Në javët e fundit janë shkruar shumë gjëra për mua dhe reagimet kanë pasur shumë ndikim te unë. Unë ndjehem mirë te Ren dhe do të bëj maksimumin për ekipin. Unë dua të vazhdoj të qëndroj në Bretanjë ku në fillim gjërat nuk ishin të thjeshta. Ndodhi një dëmtim që më la jashtë fushave të lojës për një periudhë të gjatë kohe. Mundësia për të luajtur te Ren ishte e komplikuar.

Mua m’u dha mundësia të qëndroja në Ligën 1 nga Nanta. Kjo më mundësoi që të kisha më shumë minuta aktivizimi, të përjetoja eksperiencën e Europianit dhe të kthehesha në Bretanjë. Unë ndjehem mirë fizikisht dhe dua të jap gjithçka për klubin tim, për tifozët.

Ermir Lenjani”.

Të këshilluara

Legia e Varshavës shkarkon Besnik Hasin

Legia e Varshavës ka shkarkuar trajnerin shqiptar Besnik Hasi pas humbjes 6-0 në Champions League përballë Dortmundit. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare ...

21:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI