Flash

Schumacher nuk ecën, madje nuk qëndron dot as ulur

Lapsi.al 19 September 2016
Schumacher nuk ecën, madje nuk qëndron dot as ulur

Avokati i Michael Schumacher kanë thënë se ish-kampioni i Formulës 1 nuk është në gjendje të ecë edhe pse kanë kaluar 3 vite nga aksidenti i rëndë me ski që pësoi në alpet franceze. Felix Damm foli në një gjykatë gjermane në emër të familjes Schumacher, që ka paditur një revistë mbi një artikull ku shkruhej se 47-vjeçari mund të ecte sërish. Damm tha se Schumacher “nuk mund të ecë” dhe nuk mund të qëndrojë ulur as me ndihmën e fizioterapistëve.

Në artikullin e revistës “Bunte” citohej një mik i Schumacher, i cili thonte: “Michael është shumë i dobët. Por, mund të ecë me ndihmën e specialistëve që po e ndjekin. I bën disa hapa dhe mund të ngrejë njërën dorë”. Pas këtij artikulli, menaxherja e ish-pilotit të Ferrarit, Sabine Kehm thonte se “spekulime të tilla i japin shpresa të rreme shumë personave që e duan” shkruan Top Channel.

Të këshilluara

Legia e Varshavës shkarkon Besnik Hasin

Legia e Varshavës ka shkarkuar trajnerin shqiptar Besnik Hasi pas humbjes 6-0 në Champions League përballë Dortmundit. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare ...

21:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI