Flash

Manual/Si ti mbroni të dhënat personale të Whats app

Lapsi.al 19 September 2016
Manual/Si ti mbroni të dhënat personale të Whats app

Ditën e djeshme WhatsApp deklaroi një ndryshim të madh në politikat e privatësisë dhe se do të fillojë të ndajë informacionin e përdoruesve – si numrin e tyre të telefonit dhe kohën kur ka qenë online për herë të fundit – me kompaninë pronare të tyre rrjetin social Facebook, dhe çdo shërbim apo produkt tjetër të Facebook.

Nëse nuk jeni të lumtur për këtë ju keni 2 zgjedhje: Ndaloni së përdoruri krejtësisht shërbimin e WhatsApp ose përdorni opsionin që ju heq nga lista, një mundësi që WhatsApp po e ofron për një kohë të shkurtër.

Kur ju paraqitet mesazhi i kushteve të reja të përdorimit në ekran juve ju paraqitet opsionin“Agree” me të madhe për ta shtypur, por në vend të kësaj shtypni “Read More…”.

Këtu mund të lexoni të gjitha kushtet e reja të përdorimit. Lexoji sipas dëshirës dhe pastaj shkoni në fund. Aty do të shihni një çelës që është vetvetiu i aktivizuar dhe shërben për të treguar se ndarja e informacionit me Facebook është aktive. Ju mund ta ç’aktivizoni këtë dhe pastaj shtypni “Agree”. Tani Facebook nuk do mund të përdor të dhënat tuaja për reklama, megjithatë disa të dhëna do të vazhdojnë të përdoren.

Nëse keni shtypur “Agree” më përpara atëherë ka përsëri shpresë. Ju mund të çaktivizoni këtë opsion përsëri duke ndjekur këto hapa:

Shkoni tek “Settings” në aplikacionin WhatsApp

Shkoni tek “Account”

Gjeni “Share my account info” dhe ç’aktivizojeni.

Duhet të keni kujdes sepse WhatsApp po i ofron këto opsione vetëm për një kohë të caktuar prandaj duhet të nxitoni./Pcw

Të këshilluara

Sa fitohet realisht në Hollywood

Midis studimesh në terren dhe informacioneve të mbledhura nga sulmet e hakerave ndaj kompanisë Sony, janë zbuluar të gjitha rrogat e mi...

14:57

Ky është droni më i frikshëm

Sikur debati për dronët dhe sfidat e sigurisë që ato paraqesin të mos ishte i nxehtë mjaftueshëm, kompania japoneze prodro...

13:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI