Flash

VIDEO/ Super Inter mposht Juventusin, çmendet San Siro

Lapsi.al 18 September 2016
VIDEO/ Super Inter mposht Juventusin, çmendet San Siro

Një mbrëmje e madhe në shtëpinë zikaltër. Sulmuesi Mauro Icardi ka vulosur triumfin e Interit në përballjen me Juventus që pëson humbjen e parë sezonale. Bomberi argjentinas konfirmohet si “delja e zezë” për bardhezinjtë duke firmosur një gol dhe një asist për skuadrën e tij dhe për të përmbysur golin e shënuar nga Lichtsteiner. E gjithë San Siro kaloi në delir pasi një fitore me Juventus kujtohej që nga koha kur në pankinë ishte Stramaccioni. Mbetet në hije skuadra e Allegri që nuk bind sërish pas barazimit 0-0 me Sevilla në Champions. Alegri la jashtë Higuain, Barzagli dhe Lemina duke kthyer titullarë Benatia dhe Pjanic ndërsa përpara dyshen Mandzukic dhe Dybala. De Boer zgjodhi Eder dhe Candreva me Banega pas krahëve të Icardi. Në tribunë spikati “pronci” Diego Milito. Ishte në tribunë  edhe trajneri i kombëtares Giampiero Ventura. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. I pari zhbllokoi Lichtsteiner në minutën e 66-të. Për ziklatrit barazoi Icardi me kokë në të 68-tën ndërsa fiks 10 minuta më pas Perisic shënoi një gol të zgjuar me kokë.  /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI