Flash

Rilindja e meriton Metën president

Lapsi.al 18 September 2016
Rilindja e meriton Metën president

Propozimi i fundit i ardhur nga Rilindja, për të ngjitur Ilir Metën në krye të shtetit, është përfundimi logjik i batakut të firmosur që në marrëveshjen e 1 prillit dhe që vazhdon ende edhe sot.

 

Ai u jep fund disa klisheve mashtruese që grupimi i Ramës i ka servirur publikut për më shumë se tre vite me radhë.

 

Së pari, ai i nxjerr bojën argumentave të përdorur në pranverën e vitit 2013 se koalicioni me njeriun me bllok në dorë, me atë që i kish quajtur viktimat e 21 janarit kokëpalarë, me të trashin që në bashkëpunim me të gjatin “vidhin Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vidhnin vota për te vjedhur Shqipërinë”, pra që aleanca me LSI-në, ishte një domosdoshmëri për të përmbysur regjimin e Berishës.

 

Tani, Berisha dhe falangat e tij janë shndërruar pothuajse në asgjë. Atyre mund t'u vjedhin votat, u kanë rrëmbyer mediat, u kanë marrë klientët e biznesit dhe i përqeshin në parlament.

 

Pra tashmë, alibia e rrezikut nga gogoli Berisha ka rënë. E megjithatë koalicioni i “të gjitha qelbësirave për të përballuar Berishën" po përsëritet, këtë radhë për të mbajtur pushtetin edhe pas zgjedhjeve të 2017 e madje për të gllabëruar edhe presidencën.

 

Alibia e dytë që i bie Rilindjes me propozimin për të çuar Metën drejt presidencës, është ajo e propoganduar nga Rama përmes të gjitha kanaleve diplomatike dhe mediave në shërbim të tij.

 

Për një kohë të gjatë, kryeministri dhe të tijët janë munduar ta pikturojnë qeverisjen si një aleancë socialistësh të ndershëm me partnerë fatkeqësisht hajdutë. Disa arrestime flagrante të njerëzve të Metës, hapja me katapultë shtetërore e skandalit DIA- CEZ, raportimi që u bëhej parnerëve të huaj për babëzinë e Ilir Metës, i shërbenin këtij qëllimi.

 

Në më të shumtat e rasteve, falë rrjetit të tij okult, përgjimeve, dosjeve që ka grumbulluar dhe çantës simbolike të Spartak Brahos, Meta arriti t'i shantazhojë socialistët që të mos e hapnin kutinë e Pandorës, se pastaj do të dilnin njëlloj të përlyer.

 

Ai ia arriti qëllimit.

 

Propozimi i tanishëm për ta ngritur atë në krye të shtetit, është shenja më e mirë e këtij kapitullimi dhe konfirmim i faktit se ata janë të gjithë njësoj.

 

Alibia e tretë që i bie Ramës, është ajo që u përhap gjatë procesit të reformës në drejtësi: shpesh nga rilindasit u fol për një grup pro perëndimor që e përkrahte reformën e kërkuar nga euro- amerikanët dhe një tjetër antiperëndimor që i vinte asaj shkopij në rrota.

 

Hapja e dritës jeshile për të bërë president njeriun që, sipas rilindasve, bëri gjithçka për ta penguar një reformë që po bëhej për burgosjen e tij, e rrëzon edhe këtë hipotezë. Ajo tregon edhe njëherë se ndryshe nga sa u përfol ato ditë, “dashuria mëkatare” nuk paska përfunduar.

 

Pra halli, kalkulimet, veset e përbashkëta, mungesa ulëritëse e moralit dhe koherencës, e kanë detyruar Edi Ramën drejt fatit të pashmangshëm për ta shpënë Metën në presidencë.

 

Deri këtu nuk ka asnjë çudi.

 

As fabula mashtruese e rilindjes dhe as idiotët e dobishëm që besuan tek ajo, nuk meritonin një fund më të mirë.

 

Meta president është ikona më përfaqësuese e mënyrës se si kjo shumicë erdhi në pushtet dhe se si ajo e qeverisi këtë vend.

 

Problemi i vetëm këtej e tutje është me shqiptarët. Eshtë me dilemën se si do të sillen votuesit në qershor 2017 me këtë shumicë, e cila do t'u predikojë se do të angazhohet për zbatimin e Reformës në drejtësi, pasi ka ulur në postin më të nderuar të shtetit, njeriun me bllok në dorë. /Lapsi.al/

 

Të këshilluara

Tallja e turpshme me Gërdecin

Edi Rama e ka nxitur sot grupin parlamentar të hidhet në një mësymje totale ndaj kundërshtarëve të tij, duke përdorur ar...

17:49

Kush po kërkon kokën e Lulit?

Humbja dërrmuese që pësoi Partia Demokratike në Dibër i ka motivuar edhe njëherë, ashtu sikurse pritej, një lukuni &ldqu...

07:40

Ra ky futboll e u pamë!

  JAM SHUMË I bindur se shumica e të lindurve në Kosovë, së paku para vitit 1990, asnjëherë nuk kanë përje...

10:06

Erioni, fiqtë dhe gjethet e fikut

Në vitet 90, kur filloi tranizicioni drejt një modeli të ri politik dhe ekonomik, unë banoja në një nga parafabrikatet e lagjes Al...

10:56

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.81

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI