Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Triumfon Mavraj, Abrashi dhe Lenjani në stol, në rrezik kombëtarja

Lapsi.al 16 September 2016
Triumfon Mavraj, Abrashi dhe Lenjani në stol, në rrezik

Derbi i shqiptarëve në Bundesligë është fituar nga Mërgim Mavraj. Këlni ku luan mbrojtësi i kombëtares ka triumfuar në shtëpi 3-0 përballë Frajburgut të mesfushorit Amir Abrashi. Mavraj u aktivizua si titullar dhe qëndroi në fushë për 90 minuta të plota, ndërsa Abrashi e ndoqi gjithë takimin nga stoli. Tani Këlni numëron 7 pikë dhe renditet përkohësisht në vend të parë në Bundesligë.

Nuk po kalon një moment të mirë edhe Ermir Lenjani që vendosi të qëndrojë te Rëne në Francë. Trajneri Kristian Gurkuf, nuk e ka grumbulluar fare për takimin e së shtunës në transfertë ndaj Monakos, duke e dërguar të aktivizohet me ekipin rezervë.

Minutat e pakta në dispozicion i kanë shkaktuar Lenjanit humbjen e vendit të titullarit në kombëtaren shqiptare, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Maqedonisë, trajneri De Biazi preferoi si titullar Jahmir Hykën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI