Flash

Ky është droni më i frikshëm

Lapsi.al 14 September 2016
Ky është droni më i frikshëm

Sikur debati për dronët dhe sfidat e sigurisë që ato paraqesin të mos ishte i nxehtë mjaftueshëm, kompania japoneze prodrone ka menduar që ta ndezë edhe më shumë.

Përmes një videoje promocionale, ajo publikoi produktin e saj më të ri PD6B, i cili është i pajisur me krahë robotikë për të kryer detyra të ndryshme. Aftësitë e dronit shfaqen mjaft qartë në video ku mjeti fluturues përmes ganxhave në krahët e tij ngre një karrige metalike, madje edhe shfaqet duke qëndruar në një parmak si një zog grabitqar.

 

Droni mban pesha deri në 10 kg me ganxhat e tij dhe deri ne 20 kg të varura në trup. Pavarësia e tij e fluturimit është 30 minuta me shpejtësi 60 km/h. Prodhuesi japonez i dronit pretendon se ai mund të kryejë një sërë shërbimesh, por si zakonisht në raste të tilla, nuk kanë munguar komentet negative.

 

Shumë njerëz komentuan në internet se një dron i tillë paraqet një vegël punë të mrekullueshme për hajdutët që tashmë nuk kanë nevojë as të hyjnë në vendet që duan të vjedhin.

 

Ndërsa të tjerë mendojnë se një mjet i tillë mund të përdoret edhe për të rrëmbyer fëmijët, megjithëse komente të tilla janë dënuar nga kompania japoneze që thotë se ka njerëz që përpiqen të shndërrojnë teknologjinë në frikë./tch

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI