Flash

Ish-futbollisti i Bayernit do ta braktisë Austrinë për Kosovën?

Lapsi.al 14 September 2016
Ish-futbollisti i Bayernit do ta braktisë Austrinë për

Ylli Sallahi është njëri prej futbollistëve që mund ta lë Përfaqësuesen U-21 të Austrisë për t’iu bashkuar Përfaqësueses A të Kosovës.

 

“Përfaqësuesja e Austrisë është në rrezik. Lojtari i ekipit U-21, Ylli Sallahi mund të vendosë të luajë për Kosovën. Futbollisti i Karlsruhe ka vendosur kontakte me FFK-në”, ka shkruar portali austriak, sportnet.at, përcjell Zëri.

 

Sallahi e kishte zgjedhur Austrinë para Shqipërisë, por tash gjërat mund të ndryshojnë, pasi ai mund ta zgjedhë Kosovën.

 

Përpos futbollistit nga Skenderaj, Austria e ka humbur edhe një lojtar. Bëhet fjalë për Sinan Bytyqin, i cili e la Austrinë U-21 për t’iu bashkuar Kosovës.

 

Mbrojtësi i krahut ka qenë pjesë e Akademisë së Bayern Munichut, ndërsa nga viti 2015 luan te Karlsruher.

Të këshilluara

Shitja e Milanit shtyhet sërish

Shitja përfundimtare e Milanit pritet të ndodhë në muajin dhjetor dhe jo në nëntor si ishte raportuar më herët. Konsorc...

13:28

Presidenti i Zyrihut sqaron problemin Sadiku

Armando Sadiku, “I burgosur” i Zyrihut. Edhe pse tashmë duket se e ka kaluar shokun fillestar, fakti është që sulmuesi i kombëtares nuk është duke e përjetuar a...

22:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI