Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

10 tërmetet më të fuqishme në 100 vjetët e fundit

Lapsi.al 14 September 2016
10 tërmetet më të fuqishme në 100 vjetët e fundit

9. Në vitin 1950, tërmeti ka goditur  Tibetin – Tërmeti i Assamit ka goditur rajonin e Tibetit me epiqendër në Rimi. Ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa 1.526 veta kanë humbur jetën. 8.Në vitin 2005, tërmeti ka...

9. Në vitin 1950, tërmeti ka goditur  Tibetin – Tërmeti i Assamit ka goditur rajonin e Tibetit me epiqendër në Rimi. Ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa 1.526 veta kanë humbur jetën.

 

8.Në vitin 2005, tërmeti ka goditur Sumatrën. 8,7 ballë ka qënë manjituda që e ka tronditur bregun perëndimor të SUmatrës. Kanë vdekur 1.300 persona dhe pohohet se ka qënë tërmeti më i fuqishëm në Indonezi

 

7.Në vitin 1965 goditen ishijt Rat. Në muajin shkurt të vitit 1965, këto ishuj ka goditur një tërmet me manjitudë prej 8,7 ballë të Richterit dhe ka shkaktuar tsunami me tallasë prej mbi 10 metra.

 

6.Në vitin 2010 tërmeti godet Kilin. Një tërmet me manjitudë prej 8,8 ballë të Richterit, ka goditur  brigjet e mesme të Kilit. Tërmeti ka zgjatur rreth 3 minuta dhe është tërmeti i gjashtë për nga fuqia e tij i regjistruar ndonjëherë. Ky tërmet është reflektuar edhe në Argjentinë dhe Peru. Tërmeti ka shkaktuar tsunami që ka shkatërruar shumë qytete në Kil. Më shumë se 500 persona kanë humbur jetën dhe shumë ndërtesa janë shkatërruar.

 

5. Në vitin 1952, tërmeti ka goditur  Kamchatkën – Manjitudë prej  9 ballë të shkallës së Richterit, dhe ka shkaktuar shkatërrimin e ndërtesava dhe vdekjen e shumë banorëve.

 

4. Në vitin 2011 tërmeti godet Tohokën – Kur vitin e kaluar një tërmet e trandi Japoninë, e tërë bota është rënqethë! Tërmeti me manjitudë prej  9,0 ballë të shkallës së Richterit  që ka goditur Japoninë, konsiderohet tërmeti më i fuqishëm që ndonjëherë ka goditur Japoninë. Ka shkaktuar tsunami me tallasë prej 40.5 metra. Tërmeti dhe tsunami kanë marrë jetën e mbi 15.000 njerzve, ndërsa 30.000 janë lënduar. Pos vdekjeve,tërmeti ka shkaktuar shkatërrimin dhe shembjen e qindar mijëra shtëpive dhe ndërtesave.

 

3.Në vitin 2004, ërmet i fuqishëm ka goditur Oqeanin Indian. Tërmeti me manjitudë prej 9,3 ballë të shkallës së Richterit, që ka goditur Oqeanin Indian, ka shkaktuar tsunami që ka shkaktuar vdekjen e mbi 230.000 njerzve në rajonin e Indonezisë, Shri Lankës, Indisë dhe Tajlandës. Është ky një nga tërmetet më të fuqishëm në botë.                              

 

2. Në vitin 1964 tërmeti godet Alaskën. Tërmeti me manjitudë prej 9,2 ballë të shkallës së Richterit,  ka zgjatur 4 minuta dhe ka shkaktuar vdekjen e 143 personave dhe dëme në lartësi prej 311 milion dollar amerikan.

 

1. Nëvitin 1960 një tërmet i fuqishëm godet Valdivinë.  Është ky tërmeti më i fuqishëm në rajonet e Kilit, njëherit edhe tërmeti më i fuqishëm i njohur dhe i regjistruar ndonjëherë në botë. Manjituda prej 9,5 ballë të shkallës së Richterit, e këtij tërmeti ka shkaktuar tsunami me tallasë prej mbi 10 metra. Numri i të vdekurve nga ky tërmet nuk është aktësuar, por dyshohet se kanë vdekur mbi 6.000 veta, ndërsa është shkaktuar dëm material në lartësi prej 800 milion dollar amerikan. (ina-online.net)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI