Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Misteri i lumit të kuq në Siberi (FOTO)

Lapsi.al 13 September 2016
Misteri i lumit të kuq në Siberi (FOTO)

Misteri i ngjyrës së kuqe të lumit Daldikan në Siberi më në fund është zgjidhur dhe nuk bëhet fjalë për shenja apokalipsi biblik.

 

Shpjegimi është shumë më i thjeshtë dhe ka të bëjë minimalisht me pakujdesinë e njerëzve, megjithëse kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për keqdashje.

 

Një javë më parë, ujërat e lumit Daldikan morën ngjyrë të kuqe të ndezur duke trembur jo pak banorët e qytetit Norilsk.

 

Pranë këtij të fundit gjendet një uzinë metalurgjike dhe ishin mbetjet e saj që ngjyros lumit. Megjithëse për disa ditë rresht kompania Norilsk Nikel, prodhuesja më e madhe e nikelit në botë, mohoi përgjegjësinë e ndotjes së ujit, më në fund, ajo u detyrua të pranojë fajin.

 

Zyrtarë të kompanisë thanë se për shkak të reshjeve të dendura, digat në impiant nuk mundën të mbajnë më ujin me kimikate që më pas u derdh në lumë.

 

Kompani siguroi banorët e zonës së ndotja afatshkurtër e ujit me kripëra hekuri nuk paraqet asnjë rrezik për njerëzit apo faunën e lumit, ndërsa shtoi se do të punojë për tu siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin më.

 

Por ministri rus i ambientit tha se ka nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen dhe për të gjetur fajtorët, pasi nëse ndotja nuk shkaktoi asnjë dëm apo nuk kishte asnjë rrezik, kompania nuk kishte arsye ta mohonte përgjegjësinë./tch

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI