Flash

Kosova luan për fitore ndaj Kroacisë

Lapsi.al 13 September 2016
Kosova luan për fitore ndaj Kroacisë

Një pikë në Finlandë në debutimin e kualifikuese nuk është rezultat i keq, por tri pikë në Shkodër do të ishin starti i një feste elektrizuese për tifozët shqiptarë.

 

Në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, në “Loro Boriçi” do të zbresin futbollistët e përfaqësueses së Kosovës për të zhvilluar ndeshjen kundër Kroacisë, një tjetër derbi ballkanas të cilin nga FFK-ja thonë se do të kërkojnë fitore.

 

Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se në debutim u la një përshtypje mjaft e mirë, por këtë herë do të guxojnë më shumë.

 

Siç raporton Top Channel, ai pranoi se më 6 tetor, Kroacia është favorite, por pret që përfaqësuesja më e re në botë, të forcohet me të tjerë yje, mes të cilëve Besart Berisha.

 

Zyrtari i FFK-së kërkon mbështetje sa më të madhe nga tifozët shqiptarë, sepse sipas tij, djemve që veshin fanellën e Kosovës u duhet përkrahje në mënyrë që të motivohen sa më shumë në duelin me kroatët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI