Flash

Futbolli anglez ne zi, vdes në fushë lojtari i 26-vjeçar

Lapsi.al 13 September 2016
Futbolli anglez ne zi, vdes në fushë lojtari i 26-vjeçar

Futbolli anglez është në zi pas vdekjes së ish-­mbrojtësit të Hull Sitit, Daniel Uilkinson. 26­-vjeçari ndërroi jetë në spital pas një ataku kardiak në fushë të hënën mbrëma. Uilkinson ishte duke luajtur për ekipin Shou Lejn AFC kundër Brajthaus Taunit në ligat e poshtme, kur u shtri në fushë gjatë pjesës së dytë. Atij iu dha ndihma e parë nga mjekët për më shumë se gjysmë ore, para se të dërgohej me ambulancë në një spital të Halifaksit. Por 26­ vjeçari nuk mbijetoi dhe klubi i tij e bëri të ditur lajmin e hidhur me një deklaratë sot në mëngjes: “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Daniel Uilkinsonit, i cili u shua pas një ataku kardiak në fushë gjatë ndeshjes së mbrëmshme. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e tij. Klubi falënderon të gjithë për mesazhet e ngushëllimit që kemi marrë gjatë natës. Fjalët janë të tepërta në këto çaste”. Daniel Uilkinson nënshkroi kontratë profesionisti me Hullin në vitin 2010, pas disa sezonesh me ekipet e të rinjve të “Tigrave”. Për vdekjen e mbrojtësit, klubi i Premier Ligës postoi këtë mesazh në “Tëitter”: “Të gjithë te Hull Siti janë të trishtuar për ndarjen nga jeta të ish-­lojtarit tonë Daniel Uilkinson mbrëmë”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI