Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

"Bank of America": Jeta jonë mund të jetë një simulim i "Matrix"

Lapsi.al 13 September 2016
"Bank of America": Jeta jonë mund të jetë një

A është e mundur që të jemi duke jetuar një realitet të simuluar?

Kjo është një pyetje që e kanë bërë vazhdimisht shkencëtarët më të zgjuar në planet.

Para pak javësh, BBC i kushtonte një shkrim të gjatë mundësisë që ne të jemi duke jetuar në një simulim të madh.

Sipas tyre, ne mund të jemi duke jetuar në një realitet kompjuterik, pa e ditur.

Filmi ‘Matrix’ e përshkruan më mirë se gjithçka se si është një realitet i simuluar.

Por edhe analistët e Bankës së Amerikës thonë se ekziston mundësia që bota jonë të jetë një simulim kompjuterik, ndërsa të gjithë ne jemi të kyçur në një realitet virtual alla-Matrix.

Sipas tyre, shanset që kjo të jetë e vërtetë janë 50 përqind.

Banka e Amerikës, Merrill Lynch, thonë se ka bërë një studim për këtë çështje, duke cituar shkencëtarë të mëdhenj, astrofizikantë dhe filozofë.

Themeluesi i SpaceX, miliarderi Elon Musk është një prej atyre që është thuajse i bindur se bota jonë drejtohet nga një inteligjencë artificiale e zhvilluar nga një civilizim i të ardhmes.

Në prill të këtij viti, shkencëtarët më të njohur u mblodhën në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore për të debatuar këtë nocion.

Disa prej tyre thonë se edhe nëse kjo është e vërtetë, ne nuk do e marrim vesh kurrë.

Shkencëtari Ray Kurzweil i Google thotë: “Ndoshta i gjithë universi ynë mund të jetë një eksperiment shkencor nga disa studentë të shkollës së lartë nga një univers tjetër”.

Shkencëtarët thonë se ata gjithmonë bëjnë simulime në punën e tyre, edhe pse në përmasa shumë më të vogla.

Disa shkencëtarë thonë se tashmë ka arsye të mira për të besuar se ne jemi brenda një simulimi.

Një prej tyre është fakti se universi është kaq i mirëprojektuar.

Merrni konstantet e natyrës, forcat themelore, që bëjnë të mundur jetën.

Edhe një ndryshim i vogël atomik e bën jetën të pamundur.

Koncepti i botës si një simulim është shumë i vjetër.

Të gjithë e kujtojnë shprehjen e Dekartit: “Mendoj, pra ekzistoj”.

Në vitin 1700, filzofi George Berkeley po argumentonte se bota është një iluzion.

I zemëruar nga kjo, shkrimtari anglez, Samuel Johnson tha: “Unë e refuzoj këtë” dhe goditi me shqelm një gur për të provuar të kundërtën.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI