Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

7 profesionet e çuditshme që nuk ekzistojnë më (FOTO)

Lapsi.al 12 September 2016
7 profesionet e çuditshme që nuk ekzistojnë më (FOTO)

Progresi teknologjik ka përmirësuar kushtet e përgjithshme të punës dhe ka çuar përfundimisht në pension disa profesione. Shumë prej tyre, kur në një kohë kanë qenë të nevojshëm, sot nuk do të kishte më arsye që të ekzistonin. Në po ju rendisim disa prej profesioneve në botë, që janë zhdukur

1. Zgjuesi i njerëzve nga gjumi
Përpara se alarmi i orës për zgjim,  të shpërndahej nëpër shtëpi, më parë kjo bëhej nga njerëzit. Ata shkonin tek shtëpia, e u binin portave dhe dritareve me shkopinj të gjatë. Nuk lëviznin prej aty deri sa të ishin të sigurt që po i zgjonin njerëzit nga shtrati, ku këta të fundit duhet të shkonin në punë, në orarin e caktuar. Ky profesion ka qenë i përhapur më shumë në Angli dhe Irlandë.

2. Mbledhësit e birilave të lojës së bowling-ut
Mbledhësi i parë automatik i birilave doli në 5 prill 1946. Përpara kësaj date, ata që i mblidhnin birilat e rrëzuara dhe që i repozicionin në fund të pistës ishin ata që quheshin “pin’s boy”.

3. Ndezësit e llambave

Në shekullin  e 19, ndriçimi dhe gazi u bënë metodat kryesore që përdoreshin për të rrezikuar qytetin gjatë natës. Llambat e para në rrugë, kërkonin ndërhyrjen e një personi që t’i ndizte. Në disa rrethana, ndezësit e llambave shërbenin edhe si rojet e natës në qytet. Sot ky profesion ruhet vetëm në disa zona (për shembull në disa lagje të Londrës”, si trashëgimi historike apo atraksion turistik.

4. Prerësit e akullit

Përpara ardhjes së teknikave moderne të ftohjes, më parë kishte njerëz që formonin blloqe akulli për të mbajtur ushqimet e freskëta. Ata ua shisnin njerëzve që donin të ruanin ushqimet më gjatë. Mjetet që përdornin dhe pesha e ngarkesës, e bënte këtë profesion mjaft të rrezikshëm.

5. Shfarosësit

Këto imazhe të famshme në Anglinë Viktoriane, janë shumë domethënëse. Shfarosësit kapnin minjtë me duart e tyre, duke përdorur qentë e stërvitur për këtë çështje. Rreziku për tu kafshuar ishte gjithmonë iu madh, por puna nuk mund të ndalte. Historikisht minjtë kanë qenë të lidhur me përhapjen e epidemive, e për pasojë ata duhej të shfaroseshin.

6. Transportuesit e barutit

Një punë e frikshme për fëmijët në luftanije ishte edhe transportimi i barutit. Ky profesion ka qenë përhapur nga shekulli 16-19, dhe furnizonte me barut topat. Kjo foto është shkrepur në një luftanije amerikane mes vitit 1864-1865. Ky profesion përbuzës ishte rezervuar për fëmijët, për shkak të shkathtësisë së tyre dhe shtatit të shkurtër: karakteristikë që i lejon ata të lëviznin në hapësirat e ngushta të anijeve, duke shmangur edhe goditjet nga armiqtë.

7. Ç’varrosësit e kufomave

Ky është profesioni më fatkeq dhe më pak i ligjshëm. Në shekullin 19, trupat e njerëzve varroseshin  dhe dërgoheshin në universitet për arsye kërkimore. Për të marrë një kufomë në rrugë ligjore, nuk ishte e lehtë, kështu që u besohej këtyre profesionistëve.

/Lajmi.net/

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI