Flash

Thellohet skandali/ Partizani dhe Kukësi kërkojnë titujt e Skënderbeut

Lapsi.al 10 September 2016
Thellohet skandali/ Partizani dhe Kukësi kërkojnë titujt e

Pas publikimit nga UEFA të fakteve tronditëse se kampionët e shumfishtë të Skënderbeut kanë qenë arkitektët e një skeme të tmershme trukimi ndeshjesh kanë reaguar rivalët e drejtpërdrejtë të korçarëve, Partizani dhe Kuksi, të cilëtë kanë kërkuar rikthimin e titujve kampionë.

Një ditë më parë

UEFA publikoi arsyet se pse ka dënuar Skënderbeun me 1 vit jashtë Kupave të Evropës, duke zbuluar se ekipi korçar kishte manipuluar ndeshjet si në Evropë, ashtu edhe në kampionatin shqiptar.

Sipas këtij raporti Skënderbeu ka qenë i përfshirë vazhdimisht në aktivitete manipulimesh rezultatesh në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit.

Raporti arrin në konkluzionin se 41 ndeshje janë manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve (5 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 2 ndeshje të Europa League, 41 ndeshje të Kampionatit Shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë si dhe 6 ndeshje miqësore), shkruhet ndër të tjera në argumentimin e UEFA-s.

Dhe pas këtij skandali të padëgjuar në futbollin shqiptar kanë rreaguar edhe rivalët direktë. Në një komunikatë të publikuar në faqen e saj Partizani kërkon rikthimin e titullit.

“Pasi lexuam me vëmendje të gjithë vendimin e argumentuar të Komisionit të Apelit në UEFA dhe duke ditur që CAS e ka lënë në fuqi, klubi i Partizanit shpreh keqardhjen që trukimi i ndeshjeve ka marrë përmasa të tilla në futbollin shqiptar” thuhet në komunikatë. Aty vazhdohet:

“Për aq kohë sa UEFA na njohu si kampionë të Shqipërisë, që na cilësoi si të denjë për të marrë pjesë në Champions League, do ishte e nevojshme që edhe organi që drejton futbollin në Shqipëri, FSHF, të mbante një qëndrim.

Ose të bëhej palë me klubin që ka trukuar disa ndeshje sezonin e kaluar (faktuar nga të gjitha organet gjyqësore sportive), ose të distancohej dhe të merrte masat e caktuara ndëshkuese, siç e përcakton rregullorja e këtij sporti” thuhet në komunikatë e. Klubit Partizanit ku theksohet se ai “nuk kërkon asnjëherë trofe të padrejtë, por kërkon drejtësi”. Edhe presidenti i Kuksit Gjici

i pyetur nëse Kukësi do të ndërmarrë një çështje ligjore për të kërkuar titujt në tavolinë për shkak se disa vite është renditur i dyti pas Skënderbeut, ka thënëë: “Këto janë vendime që i përkasin UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Nëse ata do të marrin vendimet për të na dhënë ndonjë titull ne e mirëpresim, nëse nuk i marrin…

Ne nuk kemi asgjë në dorë sepse institucionet vendosin për fatin e kampionateve. Edhe po ta kërkojmë ne titullin, ata mund të refuzojnë. Unë dua që titujt t’i marr në fushën e lojës dhe me futboll të pastër. Nëse titulli merret me hile, hilet dalin më vonë si tani” tha Gjici.

Por pavarësisht nga kërkesat e dy klubeve federata deri më tani ku ka dhënë asnjë përgjigje, dhe as një prononcim për skandalin e Skënderbeut. Ajo është mjaftuar me argumentin se nuk e ka të zbardhur Vendimin e gjykatës së KAS që la në fuqi vendimin e UEFA-së për penalizimin e Korçarëve. (Lapsi.al)

 

 

Të këshilluara

Ajeti vazhdon të jetë i lënduar

Arlind Ajeti do të mungojë ende për shkak të lëndimit. Sipas mediave italiane, qendërmbrojtësit shqiptar do t’i duhen ...

11:09

Luciano Moggi po blen Dinamon?

Prej 24 orësh Luciano Moggi, ish-drejtuesi i Juventusit, një nga personazhet më të diskutuara të futbollit europian në vitet e fundit, ndodhet në Shqipëri, ku s...

16:16

Supergol i Odise Roshit (video)

Odise Roshi ka qenë njeriu i fitores së Frankfurtit në takimin në fushën e Lajpcigut. Mesfusori shqiptar ka shënuar golin e sukses...

18:34

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI