Flash

Edi, nuk hyet në Europë me batutat e katundeve

Lapsi.al 8 September 2016
Edi, nuk hyet në Europë me batutat e katundeve

Kryeministri Rama ka kapur sot pothuajse të gjitha titujt kryesorë të mediave online, kur pas një defekti të përkthimit në konferencën e shtypit me komisioneren Mohgerini, ai, iu drejtua zyrtares së Brukselit: “Me sa duket nuk jeni gati të na prisni”.

Në pamje të parë kjo batutë e shefit të qeverisë i ngjan atyre që ai bën anekënd katundeve të Shqipërisë kur ndan tapitë e tokave dhe kur merr nëpër gojë gratë e fshatarëve të mjerë.

Por, në këtë rast, kjo deklaratë nuk është vetëm një përpjekje për ekzibicionizëm të pashërueshëm.

Ajo është me tepër sesa kaq.

Që kur ka ardhur në pushtet tre vite më parë për të gjitha dështimet e tij, Rama ka gjetur argumenta justifikues: “Nuk gjykohet qeverisja me muajt e parë”, “Prisni fundin e mandatit për të parë rezultatet e reformave”, “Nuk mund të bëhet për disa javë shëndetësia falas”, “E gjetëm vendin të shkatërruar nga qeverisja e Berishës” etj.

Pikërisht kjo lënie e përgjegjësisë përtej vetes është edhe lapsusi i tij i pandërgjegjshëm përballë Mohgerinit. Përteje efektit të batutës, ajo do të japë mesazhin se faji për mbetjen ne vend të rrugës drejt Europës gjendet në Bruksel dhe jo në Tiranë.

Në fakt nuk është kështu.

Shqipëria e Rilindjes është një vend krejtësisht jashtë standarteve.

Nuk po përmendim këtu, zhytjen e thellë të vendit në krim dhe korrupsion (lexo dy nga tituj kryesorë të lajmeve lart/Lapsi.al). Por po marrim vetëm një fakt që ka shpërthyer ditët e fundit.

Arsimin si një nga prioritete e rilindjes.

Si mund të aspirosh Europën me një administratë bashibozukësh që ka bërë atë lëmsh të pazgjithshëm me të drejtat e studimit duke ndryshuar rregullat në mes të lojës dhe duke u tallur me gati 30 mijë maturantë.

Si mund të aspirosh Europën me raste që të ngjallin krupën me provimet në universitete si ato që denoncuan “Fiks Fare” dhe “Stop”.

Mjaftojnë këto skandale për të treguar se fatkeqësisht jemi ne ata që nuk jemi gati të trokasim në portat e Brukselit.  Realiteti i dhimshëm është ky. Dhe ai nuk mund të zhbehet me batuta karagjoze. (Lapsi.al)

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI