Flash

Si e ka transformuar Erion Veliaj Nënë Terezën

Lapsi.al 5 September 2016
Si e ka transformuar Erion Veliaj Nënë Terezën

Imazhi që bota ruan për Nënë Terezën, shënjtoren Terezë, është ai i një gruaje të përvuajtur, të paqtë, me duart bashkuar në lutje, me sytë e buzëqeshjen që i rrezatonin shpresë. Është ai i një nëne të kërrusur sa nga pesha viteve aq edhe nga sakrifica. Është imazhi i një misionarje të përlur, ai që ruajmë të gjithë ne. Ashtu është fiksuar në memorien tonë, si nëna që jetoi me të varfërit dhe për të varfërit. Ashtu e gjejmë në foto, në telajot e statujat që derdhen nga memoria e artistëve.

Por po të shohësh imazhin në pllakatin e vendosur në sheshin Nënë Tereza në Tiranë nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, s’gjejmë asgjë të përbashkët me humanisten e madhe (fotoja sipër).

Nënë Tereza e kërrusur na shfaqet me kokën lart e trupin drejt, më një çehre mërzie në fytyrë që i mbivendoset shprehjes së të përvuajturës që jetën e fali si sakfrificë ndaj të varfërve në tokë e zotit në qiell. Ajo nuk është më gruaja që jep dashuri dhe e pranoi jetën siç “zoti e ka krijuar”, duke u pajtuar me vuajtjet që hyjnorja solli mbi tokë, por paraqitet si një martire sfiduese, më shumë ndaj paragjykimeve sesa ndaj mjerimit.

Portreti në pllakatin e vënë me nxitim në të vetmin aktivitet të Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë Shqiptare për shenjtërimin e të parës shqiptare, më shumë se ai i gruas me trup të vogël e shpirt të madh, ngjan me gruan shqiptare që jetoi në kohën e realizmit socialist dhe u portretizua në memorien kolektive nga propaganda e kohës.

Po përse na serviret një imazhi i tillë totalisht i kundërt me atë që mëshiron Nënë Tereza në të vërtetë?

Data e shenjtërimit të saj nga Selia e Shenjtë ishte shpallur prej 15 marsit nga Papa Françesku. Qeveria shqiptare apo Bashkia e Tiranës patën 6 muaj kohë për menduar dhe planifikuar aktivitetet apo për të hapur një garë për pllakatin, për të përzgjedhur me konkurs krijimtarinë më përfaqësuese.

Kjo nuk ndodhi. Çdo gjë u bë me nxitim dhe pa plan. Ashtu siç u bë pa plan edhe shkulja me gjithë trung e shtatores së saj në aeroportin e Rinasit dhe degdisja në majë të Qafës së Thanës, sepse kryeministrit Edi Rama nuk i dukej se përfaqësonte imazhin e vërtetë të shenjtores.

Ashtu, pa vendim e pa transparencë u shkul edhe busti pranë Universitetit të Tiranës dhe u dërgua në Rinas.

Pa transparencë erdhi në shesh edhe pllakati i ditës së shenjtërimit. Ndaj dhe Nënë Tereza na vjen “e shpërfytyruar”. Sepse vendosja e pllakatit, në aktivitetin e vetëm të qeverisë e bashkisë së kryeqytetit, nuk u bë për të kujtuar shenjtoren, por u përdor mediatikisht nga ata që po e përkujtonin atë. /T. Çela - Lapsi.al

 

Image result for mother teresa

 

Image result for mother teresa

Image result for mother teresa

Të këshilluara

Erdogani po na pushton me xhami!

Janë shumë vjet investime, miliona e miliona që depërtuan pa vëmendjen tonë. Të preokupuar me ngjarje ditore, skandale pol...

17:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI