Flash

Foto që “vërteton” se Michael Jackson është gjallë

Lapsi.al 4 September 2016
Foto që “vërteton” se Michael Jackson është

Kjo foto e publikuar nga Paris Jackson, vajza e “Mbretit të Popit” ka ndezur reagime të shumta online. 18-vjeçarja e publikoi foton në Instagram pa ditur se do të ndizte kaq shumë aludime. Në sedijen e pasme të makinës është një siluetë dhe për shumë nga fansat e tij kjo është e Michael Jackson që nuk ka vdekur, por është ende gjallë. Fotoja është shpërndarë mijëra herë me sloganin “Mbreti është gjallë” ku nuk mungojnë edhe komentet se “ajo dihej prej kohësh”. Të tjerë mosbesues u kanë dhënë fund polemikave duke nënvizuar se nëse “ai do të ishte gjallë, Paris nuk është aq budallaqe sa të hidhte një foto në Instagram”. Megjithatë debati vazhdon.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI