Flash

1.5 milionë dollarë për të përfituar qëndrimin në Indi

Lapsi.al 2 September 2016
1.5 milionë dollarë për të përfituar qëndrimin

Doni të jetoni në Indi? Ju do të mundeni vetëm nëse jeni të gatshëm të investoni 1.5 milionë dollarë. Qeveria indiane është duke hartuar një program të ri, që shpërblen të huajt me leje qëndrimi 10-vjeçare nëse ata do të investojnë  1.5 milionë dollarë në këtë vend gjatë një periudhe 18-mujore.

Investitorëve u kërkohet gjithashtu të gjenerojnë një minimum prej 20 vende  pune në një vit financiar. Si shpërblim investitorët do të marrin një vizë me shumë hyrje dhe të drejtën për të blerë një pronë. Anëtarët e familjeve të tyre do të punojnë dhe studiojnë në Indi gjatë kohëzgjatjes së vizës, e cila mund të shtyhet deri në 10 vjet.

Aktualisht, janë rreth 20 vende, të cilat ofrojnë skema për investitorët emigrantë. Ato përfshijnë Shtetet e Bashkuara, disa vendet në Evropë dhe një numër të vogël kombesh të ishujve në Karaibe.

Ky programi në Indi mund të tërheqë sipërmarrësit e huaj, të cilët janë të etur për të bërë biznes më rritje të shpejtë ekonomike.

Sipas rregullave aktuale, të huajt ndeshen shpesh me burokracitë e ndryshme që lidhen me vizat, ndërkohë që atyre u duhet të dalin dhe të hyjnë në vend për periudha të shkurtra kohore.

Megjithatë, ky investim, relativisht  i lartë  prej 1,5 milionë dollarësh, do të mund t’i pengojë biznesmenët në disa profesione të caktuara.

Për krahasim, programi i emigracionit SHBA-EB-5 zgjat afatin e “kartave të  gjelbra” për të huajt që investojnë vetëm 500 000 dollarë dhe krijojnë 10 vende pune. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI