Flash

Cipras, radikali që po shndërrohet në socialdemokrat

Lapsi.al 31 August 2016
Cipras, radikali që po shndërrohet në socialdemokrat

Kryeministri i majtë grek Alexis Cipras ka marrë pjesë për herë të tretë brenda pak muajve në një takim të nivelit të lartë të socialdemokratëve evropianë. Lazaros Miliopoulos shpjegon çfarë do të thotë kjo.

Deutsche Welle: Gazeta e Athinës, “To Proto Thema” shkruan se kryeministri grek dhe kryetari i Syrizas së majtë, Alexis Cipras, “gradualisht po shndërrohet në socialdemokrat”. A e mbështesni këtë vlerësim?

Lazaros Miliopoulos: Po, ky mund të ishte një formulim i zmadhuar. Çështja që shtrohet është: çfarë do të thotë kjo?

Çfarë do të thotë për mendimin tuaj? Cilat janë synimet e Ciprasit?

Për këtë ka dy interpretime: hapja përballë socialdemokratëve nga njëra anë kuptohet si përpjekje për ta ribashkuar të majtën e Evropës duke përfshirë edhe socialdemokratët (si francezët e PS, SPD gjermane, Partinë Demokratike të Italisë, socialistët portugezë dhe spanjollë) dhe socialistët e majtë (si partinë spanjolle Podemos ose bllokun e majtë portugez) në një politike evropiane antiliberale. Nga njëra anë hapat e Ciprasit nuk duhen kuptuar në aspektin ideologjik, por vetëm si strategji partiake dhe të kushtëzuara nga politika e brendshme. Pas hapjes përballë socialdemokratëve qëndron përpjekja për të minuar një lëvizje të përbashkët socialdemokrate nën drejtimin e Kryetarit të Partisë Pasok, Fofi Genimata. Një lloj fronti “anti-neoliberal” kundër konservatorit Kyriakos Mitsotakis duke përfshirë të gjitha forcat e moderuara dhe duke përjashtuar të gjitha forcat radikale synohet të bëhet i mundur nën drejtimin e Ciprasit.

Të gjitha sondazhet flasin që në rast zgjedhjesh të reja, kundërshtari kryesor i Ciprasit, konservatori Kyriakos Mitsotakis do të fitonte. A mendoni që Ciprasi është ende në gjendje të sjellë një kthesë?

Një kthesë pa përtëritje ekonomike dhe pa reforma të dukshme strukturore Ciprasi për mendimin tim nuk do të sjellë dot. Për t’i arritur të dyja këto ka kaluar shumë kohë e pashfrytëzuar, dhe kjo as pritej ndryshe po të kesh parasysh origjinën politike-ideologjike të Syrizas. Veç kësaj, politika e Ciprasit u duket zgjedhësve si thellësisht kontradiktore – dhe në thelb ajo është e tillë. Jo vetëm premtimet në politikën sociale, që lidhën shumë vetë me të (ai do ta pengojë më të keqen), por edhe shpresat që ngjalli, ai qe i detyruar t’i zhgënjente. Kjo ndodhi më e vonta vitin e kaluar, kur ai vendosi të qendrojë në pushtet dhe të mbajë përgjegjësi. E vetmja gjë ku mund të mbështetet Ciprasi tani – dhe për të cilën ai po punon vërtet – është izolimi i partisë konservatore Nea Dimokratia (ND) në sistemin partiak grek. Në favor të Ciprasit këtu është fakti që sistemi partiak grek, me përjashtim të ND dominohet nga forca populiste, të majta dhe etatiste. Partnerë të mundshëm koalicioni të ND ndodhen të gjithë nën kufirin e tre përqindshit. Nëse ai mund të mbetet me këtë strategji në pushtet, kjo mbetet të shihet.

Lazaros Miliopoulos është politolog në Universitetin e Bonit. Fushat e specialitetit të tij janë ndër të tjera studimet për ekstremizmin dhe për partitë, ideologjitë politike si dhe studimet për Evropën.

Burimi: Deutsche Welle

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI