Flash

Parashikimi "bombë": Hillary Clinton mund të vdes brenda një viti (FOTO)

Lapsi.al 25 August 2016
Parashikimi "bombë": Hillary Clinton mund të vdes brenda

Një zyrtar i cili është duke bërë drejtimin e operacioneve në një fushëbetejë kyçe për fushatën presidenciale të Donald Trump ka parashikuar se Hillary Clinton do të jetë e vdekur brenda një viti, shkruajnë mediat e huaja.

 

John Jaggers, i cili drejton operacionet në Maryland, e bëri këtë deklaratë befasuese në lidhje me sëmundshmërinë e Clinton, ndërsa po sillet një teori që pse Clinton kishte veshur një pallto të gjatë, në një udhëtim të fundit në Nantucket për të rritur fondet e fushatës.

 

Ai me sa duket ishte referuar thashethemeve në internet se veshja e Clinton mund të jetë duke u përdorur për të mbuluar një sëmundje të mistershme.

 

“Sa prej jush do të vishnit një pallto leshi në gusht?” ka pyetur Jaggers në ngjarje turistike ka raportuar Loudoun Times-Mirror.

 

“Gruaja që kërkon të jetë presidenti i parë femër e Shteteve të Bashkuara vesh një pallto leshi. A keni ndaluar ndonjëherë të pyesni veten pse? Kjo është një gjë e madhe, njerëz”, ka shtuar Jaggers.

 

“Kjo grua është shumë, shumë e sëmurë dhe ata janë duke e mbuluar këtë. Ju nuk jeni aq shumë duke folur për të qenit president të Hillary Clinton për tetë vjet – ju jeni duke folur për Tim Kaine si president për tetë vjet”, tha ai, duke përmendur bashkëpunëtorin e afërt të Clinton.

 

Jaggers mund të jetë referuar një cicërime që pasoi paraqitjen e Clinton në Nantucket, më 21 gusht, kur përdoruesi Mike Cernovich shkroi: “pallto leshi dhe pantallona të zeza në gusht?…”.

 

Cernovich e përshkruan veten si një autor, avokat, aktivist i lirisë së shprehjes dhe krijues të filmit dokumentar./telegrafi/

Të këshilluara

Metamorfoza e Donald Trump

Me ndryshimin e shefit të fushatës elektorale, Paul Manafort, Donald Trump, ka ndryshuar rrënjësisht edhe kursin e tij politik. Pasi kë...

16:23

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI