Flash

Po basorelivin e tutkunit Kristaq a duhet ta prishim?

Lapsi.al 12 August 2016
Po basorelivin e tutkunit Kristaq a duhet ta prishim?

I kapur në befasi nga reagimi i fortë që shkaktuan fotot barbare të prishjes së fasadës së stadiumit Qemal Stafa dhe rrëzimit të premtimit të tij publik se ajo do të ruhej, Edi Rama u detyrua ti përvishet një manipulimi të radhës. Ai shkroi në facebookun e tij se i qëndronte asaj që kish thënë, por pjesa që ishte shkatërruar qe vetëm ajo e basoreliefëve të socrealizmit.

Pra argumentat e kryeministrit ishin dy:

I pari qe se dy veprat e realizmit socialist, njëra që tregonte disa vajza basketbolliste dhe tjetra dy futbollistë, pra ato vepra tashmë të shkatërruara, nuk i shkonin ansamblit elegant të Gerardo Bosios.

I dyti, se ato ishin "mballosur"aty nga tutkunët e artit komunist dhe nuk i shtonin asaj fasade asnjë vlerë.

Me të lexuar këtë argument foshnjarak dhe të bërë sa nga xtitimi i njeriut të kapur në krim, aq dhe nga deliri i liderit që kujton se gjithçka që nxjer nga goja mund të shndërrrohet në të besueshme, më erdhi në mend një tjetër fasadë, në një tjetër monument historik, të projektuar nga i madhi Bosio (foto poshtë).

Fjala është për basorelievin e kryeministrisë, në të majtë të zyrës ku sot ri Rama. Ai është ideuar dhe realizuar nga i ati i tij, Kristaq Rama shumë vite më vonë pas projektimit dhe lartësimit të kësaj godine tipike fashiste.

Natyrisht edhe aty, me mendësinë e sotme të të birit, tutkuni Kristaq me shokë guxuan të vinin dorë mbi atë perlë të arkitektit italian, për ti fashitur sadopak ndërtesës ku do të qëndronin me radhë Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, shijen e armiqve të mundur me dyfek në dorë.

Sipas logjikës së përdorur sot nga Rama (i riu) edhe prishja e kësaj mballome betoni të tutkunit Kristaq, që nuk përbën asnjë vlerë për trashigiminë kulturore, nuk do të përbënte një sakrilegj.

Në fakt nuk është kështu dhe Rama i kapur me foto në krim, këtë herë përdor një argument shumë të dobët.

Të gjithë e dinë se ai nuk po i prish reliket e komunizmit, madje po përpiqet ti ringrejë, rivlerësojë e madje tw krijojë kopje të tyre të këqia si bunkeri tek sheshi i ministrive.

Pra këtu tutkuni është vetëm ai që përdor dy standarte dhe jo i ati i ndjerë apo shokët e tij që krijuan në atë kohë.

Një pjesë e punëve të tyre ashtu si basorelievi mbi kryeministri duhen ruajtur, ashtu siç duheshin ruajtur edhe ato të stadiumit, që arroganca e njerëzve që ndajnë paratë me kryeministrin i shkatëroi me të njëjtin zell që terroristët e ISISI- t shkatëruan Palmirën.

Për vlerën e tyre artistike mund të diskutohet. Padyshim që edhe një sy i pastërvitur e kupton se figurat e partizanëve dhe punëtorëve të Kristaq Ramës, janë ku e ku më të arrira sesa sportistët që pushtonin fasadën e Qemal Stafës.

Por në këtë rast, këto vepra nuk kanë vlerë vetëm dhe thjeshtë për artin e tyre. Ato e tejkalojnë gjykimin estetik. Sepse prej kohësh ato janë pjesë e historisë sonë, e memories sonë kolektive, e gëzimeve zhgënjimeve dhe përjetimeve të sejcilit prej nesh.

Pranadaj ato janë pjesë e trashigimisë sonë.

Në këtë kuptim, argumentat e Ramës se ato janë mballoma socrealiste dhe nuk janë origjinale të Gerardo Bosios, janë tepër të dobta.

Ato janë thjeshtë një manovër më shumë për të mbyllur zërat e kritikëve të radhës. Për të fashitur skandalin që shkaktoi publikimi i atyre fotove barbare.

Dhe kjo është në fakt është e njëjta strategji manipulimi që Rama përdor për të gjitha krimet që bën.

Ndaj debati i sotëm për trashigiminë, duhet pranuar me dhimbje, se i ngjan atij për seksin e ëngjëjve. Sepse ti kërkosh sot Ramës llogari se po shkatërron atë, është njësoj sikur të fajësoje dikur Hitlerin, se po grabiste veprat e artit. (Lapsi.al)

 

 

Të këshilluara

Lufta e PS me armikun imagjinar

Nga selia e Partisë Socialiste ka dalë një tjetër deklaratë me mllef, gjuhë të ulët dhe kërcënime, drejtuar nj...

17:32

S’ka liri me Ilirin!

Pas afrimit të PD-së me LSI-në të përforcuar me miratimin e reformës në drejtësi, disa deputetë të partisë...

14:09

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI