Flash

Lojëra Spiunazhi / A është vërtetë Rusia prapa “vjedhjes” së emaileve në SHBA?

Lapsi.al 28 July 2016
Lojëra Spiunazhi / A është vërtetë Rusia prapa

Që Presidenti rus, Vladimir Putin ka shumë për të fituar nga fitorja e Donald Trumpit, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Por për të thënë me siguri se autori i hacker-imit të emaileve të Komitetit Demokratik Kombëtar (DNC). skandali i cili ka hedhur hije mbi konventën Demokratike dhe kandidaten kryesore Hillary Clinton, gjë e cila shkaktoi dorëheqjen e udhëheqëses së demokratëve, Debbie Vasserman Schultz, kjo është me të vërtetë e komplikuar.

Bëjmë një hap prapa. 19,252 emailet janë publikuar nga Uikileaks më 23 korrik 2016. Drejtuesit e Partisë Demokratike kishte raportuar për një “hacking” kompjuterat e tyre në qershor. Është e paqartë, megjithatë, se si organizmi i Julian Assange i ka marrë këto mesazhe. Shërbimet amerikane kanë thënë se nuk është e sigurt, nëse ky është një operacion spiunazhi kibernetik ‘rutinë’ – të tilla si ata që Shtetet e Bashkuara kryejnë nëpër botë – apo nëse është pjesë e një përpjekjeje për të manipuluar zgjedhjet amerikane. Megjithatë, disa shenja bëjnë të mendosh se prapa sulmit ka një dorë ruse, e interesuar për të ndikuar në zgjedhje.

Vetë Julian Assange, i bashkëthemeluesi i UikiLeaks, kishte parashikuar gjashtë javë më parë se organizata e tij do të përhapte emaile lidhur me Hilari Klintonin, me shpresën për ta dëmtuar atë. Siç ka theksuar nga Nju Jork Tajms, e cila ka rimarrë një intervistë me televizionin britanik ITV më 12 qershor, Assange ka shprehur hapur armiqësinë e tij ndaj kandidaturës së Hilarisë për Shtëpinë e Bardhë, duke e përshkruar atë si një armike personale. I pyetur nëse ai preferon Donald Trumpin për president, gjithmonë në të njëjtën intervistë, Assange u përgjigj se manjati do të ishte “krejtësisht i paparashikueshëm”, ndryshe nga ish-sekretarja e shtetit, të cilën e bën përgjegjëse për padinë kundër tij, pas zbulimeve që bëri Uikileaks mbi diplomacinë amerikane. Por jo vetëm kaq. Assange ka bashkëpunuar me “Russia Today”, organi kryesor mediatik ndërkombëtar, që kontrollohet nga Kremlini. Përveç kësaj, disa ekspertë të sigurisë kanë thënë se të dhënat e skedave të publikuara, përmbajnë gërma në alfabetin cirilik.

Nga ana tjetër, në 15 Qershor hakeri Guccifer 2.0 kishte përhapur tashmë mesazhe, duke marrë autorësinë e sulmit. Për këtë personazh nuk dihet shumë. Emri i Guccifer është i njohur në qarqet e hakerave për sulme të tjera në Yahoo, AOL, dhe madje edhe Facebook. Sipas inteligjencës amerikane, Guccifer (që mendohet të jetë me origjinë rumune) paguhet nga ushtria ruse. Element që të çon sërish në Moskë. Vetë Gucciferi shpjegon në blogun e tij se është një burrë dhe se ka lindur në Evropën Lindore. Megjithatë, gazetari i “Motherboard”, Lorenzo Franceschi-Bicchierai, i cili intervistoi Guccifer 2.0, tha për AP se nuk ishte i sigurt që Guccifer ishte vërtetë rumun, apo nëse bëhet fjalë për një individ të vetëm. / Bota.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI