Flash

Rreth botës për 11 ditë (FOTO)

Lapsi.al 25 July 2016
Rreth botës për 11 ditë (FOTO)

Rusi Fyodor Konyukhov mund të ketë vendosur një rekord të ri botëror të fluturimit me balonë.

 

Sipas ekipit të tij mbështetës, Konyukhov kaloi drejt e mbi qytetin australian të Northam-it ku filloi rrugëtimin e vet 11 ditë më parë.

 

Nëse arritja konfirmohet nga Federata Botërore e Sporteve të Ajrit, ai do ta ketë thyer me dy ditë rekordin e vendosur në 2002-shin nga amerikani Steve Fossett.

 

65-vjeçari Konyukhov zbriti shëndoshë e mirë në toke rreth tre orë pas kalimit mbi Northam. “Ai tani është i sigurte, është i kthjellët e i kënaqur”, tha ndihmësi i tij, John Wallington, sipas të cilit rekordi pa dyshim është thyer duke qenë se fluturoi mbi të njëjtën fushë nga ku ishte nisur.

 

Pas ngritjes në ajër nga Australia, Konyukhov fluturoi me balonën e tij mbi Zelandën e Re, oqeanin Paqësor, Amerikën e Jugut, Kepin e Shpresës së Mirë./tch 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI