Flash

Zbulohet struktura sekrete bërthamore e Kim Jong-Un?

Lapsi.al 22 July 2016
Zbulohet struktura sekrete bërthamore e Kim Jong-Un?

Amerikanët thonë se e kanë zbuluar objektin e fshehtë të cilin Koreja e Veriut e ka përdorur në fazat e hershme të programit për pasurimin e uraniumit për armët bërthamore. Nëse kjo informatë vërtetohet, atëherë do të jetë vendimtare për një marrëveshje bërthamore me Perëndimin, për të ngrirë dhe eliminuar programin e armëve bërthamore të këtij shteti.

Raporti i Institutit për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare thotë se ka qenë gjithmonë në dyshime nëse Koreja e Veriut ka zbuluar të gjitha objektet e saj bërthamore.

Lokacioni 43 kilometra larg kompleksit ndoshta ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e centrifugave që pastrojnë dhe pasurojnë uraniumin, transmeton Telegrafi.

“Është me rëndësi të dihet ku Koreja e Veriut e pasuron uraniumin e pjesë e kësaj është të dihet edhe se ku këtë e ka bërë në të kaluarën”, ka thënë David Albright, president i institutit.

Kjo mund të jetë një strukturë e hershme për kërkimin dhe zhvillimin e centrifugave. e vendosur në një mal në afër bazës ajrore Panghyon. Vendndodhja u gjet me përdorimin e satelitëve.

Qeveria e izoluar komuniste, e cila më shumë se një dekadë mohon se ka centrifuga, në nëntor 2010 zbulon ekzistencën e tyre në Yongbyon, por shtoi se nuk ka lokacione tjera të tilla.

Gazetat japoneze në qershor të vitit 2000 kanë thënë se burimet kineze kanë treguar se një bazë e tillë është brenda malit Chonma. Ndërsa, një burim tjetër thotë se ky objekt ndërlidhet me një pjesë nëntokësore të fabrikës për pjesë të aeroplanëve. Ndërkaq, sipas një zyrtari të paemëruar, sistemi mund të ketë 200-300 centrifuga.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI