Flash

“Satan2”, arma ruse që mund të zhdukë një shtet sa Franca (FOTO)

Lapsi.al 22 July 2016
“Satan2”, arma ruse që mund të zhdukë një shtet

Këtë vit është premtuar të nisë testimi dhe vënia në përdorim e "Satan 2", raketa që mban 10 bomba bërthamore të rënda, ose 15 më të vogla, dhe krijon një rreze veprimi prej 10 mijë kilometrash, me mundësinë per të zhdukur një shtet sa Franca apo Teksasi.

Emri zyrtar është "RS-28 Sarmat", dhe është një raketë e zhvilluar nga ushtria ruse që nga viti 2009, si kundërpërgjigje e projektit amerikan "Prompt Global Strike", sistemi që premtonte të dërgonte predha të telekomanduara në çdo pikë te planetit brenda një ore.

Me "RS-28" Rusia shpreson të zëvendësojë "RS-36 Sarmat", raketa e prodhuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1974, për të cilën NATO pranoi se ishte e para që e çonte Rusinë në përparësi ndaj tyre, ndaj dhe e quajtën "Satan". /TCH/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI