Flash

Po të mos ishte Ilir Meta...

Lapsi.al 22 July 2016
Po të mos ishte Ilir Meta...

Pamjet qesharake të mesnatës të 21 korrikut, ku edhe Rama edhe Basha edhe Lu edhe kriminelët e parlamentit edhe LSI edhe deputetët disidentë të PD-së, i gëzoheshin po njësoj votimit unanim të reformës në drejtësi, do të mbahen mend gjatë.

Do të mbahet mend gjatë se si në fund, Lulzim Basha thërriti fitore pa zemër, sesi Edi Rama nuk ia mbërriti ditës që të shkruante librin për frontin antiperëndimor në politikën shqiptare, sesi Lu dhe Vlahutin konfirmuan edhe njëherë se, në këtë vend, nuk arrihet asgjë pa kërbaç dhe pa shantazh.

Por mbi të gjitha për këtë votim, gjithpërfshirës, do të mbahet mend Ilir Meta.

Po të mos ishte ai, opozita tani do të ishte e përjashtuar nga procesi dhe do të tregohej me gisht si humbësja e madhe.

Po të mos ishte ai, Berisha e Basha do të ishin futur në listën e zezë të amerikanëve.

Po të mos ishte ai, PD sot do të kishte filluar gjuetinë e shtrigave për të damkosur deputetët e saj që u shitën tek amerikanët.

Po të mos ishte ai, Edi Rama do të kishte miratuar sot atë draftin e parë që do t'i kish dhënë shumë më tepër mundësi të kontrollonte të gjithë sistemin e ri të drejtësisë në vend.

Po të mos ishte ai, do të kishim një reformë që do t'i ngjante pazarit qesharak elektoral që polli ndarja administrative e bërë vetëm nga njëra palë.

Po të mos ishte ai, ndërkombëtarët do ta kishin disa herë më të lehtë për të bërë koka turku në politikën shqiptare.

Po të mos ishte ai, Donald Lu do të kish veshur sot uniformën e “xhandarit të popujve” për të vënë në zbatim mesazhet skandaloze me kërcënime që ambasada e tij u dërgoi deputetëve shqiptarë.

Po të mos ishte ai, Vlahutin do të vallëzonte e lirë në krahët e Ramës, e kënaqur se qe e para që predikoi një reformë vetëm me votat e së majtës.

Po të mos ishte ai, sot do të kishim një situatë shumë më të ndezur në vend dhe të dyja palët do t'i drejtoheshin zgjedhjeve të ardhshme duke mbajtur në njërën dorë benzinën dhe në tjetrën flakadanët.

Nuk është një sekret se kjo reformë, si produkt fundor, si proces dhe si votim unitar, mban vulën e Ilir Metës. E njeriut që, nga dita e parë deri në orët e fundit, bëri thirrje për konsensus, që për të arritur atë, kërcënoi me zgjedhje të reja, që propozoi qeveri teknike, që u vu në rolin e Mujo Ulqinakut, duke u bërë gati t'i hidhte në det ndërkombëtarët, që kërcënoi Lu-në dhe shpërfilli Vlhautinin, që i anashkaloi ata duke u lidhur direkt me komisionerin Han, që edhe në fund tha se do të jepte dorëheqjen pasi ta votonte draftin.   

Ai është padyshim fitimtari i madh i kësaj loje shpeshherë të pistë, dredharake dhe me plot luhatje.

Natyrisht duke pohuar se ai u tregua manovratori më i zot në fushën e minuar ku e hodhën të luajë,  nuk do të thotë se ai u përpoq për një drejtësi më të mirë.

Ai nuk e bëri këtë për të ndëshkuar ata gjykatës që e nxorën (5- 0) të pafajshëm pasi u kap me bllok në dorë.

Ai nuk e bëri këtë për të zhbërë një absurditet që nxjerr të larë, edhe atë vetë, edhe Dritan Priftin.

Ai nuk e bëri këtë për të ndryshuar një sistem ku vrasësit fitojnë mbi kokëpalarët.

Ai nuk e bëri këtë për të reformuar një trupë që vjedhjen e floririt e ka vulosur si një krim fshatarësh të mjerë.

Ai nuk e ka bërë këtë për të troditur një korporatë që vjedhësit e zgjedhjeve nuk i dënon kurrë.

Ai nuk e ka bërë këtë për të shporrur një bandë që i lë politikanët të grabisin për të bërë më pas të njëjtën gjë.

Por, pavarësisht nga këto, sot nuk është dita për të gjykuar parimet, moralin dhe qëllimet e Ilir Metës. Shpesh në politikë zbatohet një rregull i pashkruar që i harron ato në favor të akteve.

Dhe mënyra si u soll, rezistenca që tregoi dhe aktet që bëri, e nxorrën Metën fituesin e kësaj loje.

Tani, për të, mbetet vetëm një dilemë. Që kjo fitore të mos i rezultojë si fitorja e Pirros.

Që piramida e re e drejtësisë, që do të ngrihet edhe falë kontributit të tij, të mos rezultojë si piramida e Kheopsit, si vari madhështor i ndërtuesit të vet. /Lapsi.al/

Të këshilluara

A është Selami një tradhëtar?

Eduart Selami rrezikon të bëhet sot njeriu më i anatemuar, jo vetëm i kësaj dite, por edhe në vazhdim. Mbi të nuk do të ...

17:05

Rama, zvarritja pas Metës

Dr Flori nuk është më në këtë botë. Me një overdozë pezmi dhe dëshire për të thënë “...

14:39

Ç'ndodhi realisht në Turqi?

I gjithë populli turk qëndroi zgjuar gjatë natës për të parë se çfarë po ndodhte. Të shtunën qeveria tu...

17:05

Triumfalizmi artificial i Ramës

Edi Rama është shfaqur në ekrane si triumfator. Pas “JO”-së vetëdiskredituese të PD-së, pas daljes hapur të ...

13:04

Lamtumirë BE, mirëardhsh NATO?

Bashkimi Evropian e mban Ballkanin siç e mban litari të varurin. Këtë dëshiroja të shkruaja në fund të samitit të...

10:06

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI