Flash

Fjalimi epik: Trump premton rend dhe ligj

Lapsi.al 22 July 2016
Fjalimi epik: Trump premton rend dhe ligj

Biznesmeni i pasur amerikan, Donald Trump, e ka pranuar nominimin për president të Shteteve të Bashkuara në Konventën e Partisë Republikane, duke thënë se vendi ballafaqohet me momente të krizave.

“Së bashku ne do ta çojmë partinë tonë sërish në Shtëpinë e Bardhë dhe ne do ta çojmë vendin tonë sërish në siguri, prosperitet dhe paqe. Ne do të jemi vend i bujarisë dhe ngrohtësisë. Por ne, po ashtu, do të jemi vend i ligjit dhe rendit”, tha Donald Trump, mbrëmë vonë në Klivlend të Ohajos, duke e pranuar nominimin.

Më tej ai theksoi se “sulmet kundër policisë” dhe terrorizmi “e kërcënojnë mënyrën tonë të jetës”.

“Secili politikan që nuk e kupton këtë rrezik nuk është i aftë për ta udhëhequr vendin tonë”, tha Trump, i cili kurrë më parë nuk ka pasur ndonjë post publik.

Në zgjedhjet presidenciale më 8 nëntor për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me gjasë do të ballafaqohet me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, raporton REL.

Fjalimi i tij i pritur gjatë dhe i parashikuar, u bë në ditën e fundit të konventës, që ishte një manifestim katërditësh i përshkruar me tensione, pasi jashtë pallatit ku u mbajt tubimi kishte protesta, ndërsa brenda në sallë u paraqitën republikanë të njohur, që nuk e mbështetën zotin Trump.

 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI