Flash

Pse Rama hezitoi të përmendë Metën?

Lapsi.al 18 July 2016
Pse Rama hezitoi të përmendë Metën?

Në të parën dalje të gjatë publike që pas kërcënimit me rrëzimin e qeverisë, që i bëri dje Ilir Meta, Edi Rama tregoi dy gjëra.

Së pari ai dëshmoi se ndjehet i trembur nga shantazhi i partnerit të tij të koalicionit. Ndërsa të gjithë shqipëtarët prisinin me padurim se si do ti përgjigjej ai propozimeve të djeshme të artikuluara në selinë e kuvendit, Rama bëri sikur ato nuk ekzistonin. Ai nxori paraditen e së hënës dy - tre nga njerëzit e tij të skalionit të dytë, por vetë nuk pati, as argumentat dhe as guximin ti jepte një përgjigje Ilir Metës.

Konkluzioni i tjetër që mund të nxirret nga fjala e tij është se pavarësisht nga heshtja, Edi Rama po përgatitet për përballjen me vëllain e tij armik. Megjithëse nuk foli asnjë fjalë, ai e di se rreziku i prishjes së koalicionit, i rrëzimit të qeverisë dhe i zgjedhjeve të parakohëshme është i madh. Pikërisht për këtë ai ka nisur emisarët e tij që të rekrutojnë deputetët që do ti mbajnë në këmbë shumicën parlamentare.

Pikërisht për këtë, ai po përgatit edhe tezat politike të një përballjeje të afërt.

Ndjekja me kujdes e fjalimit të tij, para sudentëve, përbënte embrionin e parë të fushatës propagandistike që po ngjizet për pas 21 korrikut. Ai po mëton ta shndërrojë dështimin e reformës në një armë për luftën e ardhshme.

Në fjalët e tij ndihej qartë ideja se ai qe me perendimin dhe kundërshtarët e vet kundër ShBA-së dhe BE. Se ai qe me ata që nuk janë angazhuar kurrë kaq fort me Shqipërinë që pas sjelljes së operacionit Alba në 1997. Se ai qe në të njëtën linjë më mesazhet që kanë ardhur nga Shtëpia e Bardhë, kancelaria gjermane apo presidenca franceze. Se ai as nuk e imagjinonte dot se si mund ti vihej kufiri te thana ndërkombëtarëve që janë ofruar për të situr gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Mjafton që ta shikoje nga ky këndvështrim për të kuptuar se Rama po rreket të përvijojë një vijë të re ndarëse në politikën shqiptare: sikur ai dhe të tijët që janë pro perendimorë po ndeshen me të tjerët, Berisha, Meta dhe Basha që janë kundër tyre.

Megjithëse ai nuk e përmendi asnjëherë as vëllain armik dhe as propozimin e tij për qeveri teknike, fjalimi i kësaj të hëne qe shenja e qartë se ai po përgatitet për luftë. Për një betejë jo vetëm me numra, por edhe me teza politike, duke e renditur Metën në aleancën anti BE&ShBA.

Natyrisht, është çështje tjetër se sa do ta besojnë shqiptarët fabulën e Ramës perendimor, që po ia dhurojnë në mënyrë të pamerituar, PD dhe LSI.  Eshtë çështje tjetër se sa ky imazh mund të përputhet me korrupsionin galopant, lidhjet me krimin, blerjen e mediave dhe autoritarizmin e tij në rritje. Kjo mbetet për tu parë.

Por, nëse do të ketë betejë politike dhe zgjedhje, Rama tregoi se do të mundohet ti manipulojë ato. Ai nuk do një debat real për ekonominë, punësimin, investimet e huaja dhe largimin e trurit, pra për mënyrën si ka qeverisur këto tre vjet. Në vend të tyre ai po kërkon një plebishit mes atyre që janë properëndimorë dhe atyre që janë anti. Kjo është edhe përgjigjja e tij e kamufluar për Metën. (Lapsi.al)

 

Të këshilluara

Rama, zvarritja pas Metës

Dr Flori nuk është më në këtë botë. Me një overdozë pezmi dhe dëshire për të thënë “...

14:39

Ç'ndodhi realisht në Turqi?

I gjithë populli turk qëndroi zgjuar gjatë natës për të parë se çfarë po ndodhte. Të shtunën qeveria tu...

17:05

Triumfalizmi artificial i Ramës

Edi Rama është shfaqur në ekrane si triumfator. Pas “JO”-së vetëdiskredituese të PD-së, pas daljes hapur të ...

13:04

Lamtumirë BE, mirëardhsh NATO?

Bashkimi Evropian e mban Ballkanin siç e mban litari të varurin. Këtë dëshiroja të shkruaja në fund të samitit të...

10:06

Pse vazhdoj të qesh me Zhejin

Kam vendosur të qesh me Artur Zhejin. Kam vendosur të qesh me këtë “koleg” që iu rikthye profesionit të gazetarit t&eu...

11:54

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI