Flash

Profil/ Cili është armiku i Erdogan që akuzohet për puçin?

Lapsi.al 16 July 2016
Profil/ Cili është armiku i Erdogan që akuzohet për

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka fajësuar rivalin e tij politik, Fetullah Gylen, për grushtin e shtetit, i cili dështoi në Turqi. Ndërsa vendi u përfshi nga trazira që zgjatën disa orë, Erdogan tha se kjo ishte një vepër e orkestruar 5 mijë milje larg Turqisë, duke nënkuptuar Pensilvaninë, ku jeton Gylen që prej viteve ’90.

Fetullah Gylen, tashmë 75 vjeç, dikur ka qenë një mbështetje e fuqishme për Erdoganin, i cili ia doli të ngrihej nga posti i kryetarit të Bashkisë së Stambollit në karrigen e kryeministrit dhe më pas atë të presidentit në vitin 2014.

Por marrëdhënia e tyre u prish në vitin 2013 për shkak të një skandali të madh korrupsioni, që i kushtoi vendit 100 miliardë dollarë në një fushatë që mendohet se u iniciua nga mbështetësit e Gylenit kundër aleatëve të ngushtë të Erdoganit.

I përgatitur si imam, Gyleni u bë i njohur rreth 50 vjet më parë, kur nisi të promovonte një lloj filozofie të re që bashkonte besimin islam me demokracinë, edukimin, shkencën dhe dialogun ndërfetar.

Mbështetësit e tij janë të organizuar me grupin “Hizmet” (shërbim), i cili ka hapur mbi 1 mijë shkolla në më shumë se 100 vende, mes të cilave edhe në SHBA.

Në Turqi, mbështetësit e Gylenit drejtojnë universitete, fondacione bamirësie, një bankë dhe një perandori të tërë mediatike.

Megjithatë, kritikët janë skeptikë për rritjen e fushës së veprimit të këtij grupi dhe kanë aluduar shpesh se “Hizmet” po përpiqet të indoktrinojë studentët me idetë e lëvizjes gyleniste.

Skandali i vitit 2013, në të cilin u përfshi qeveria turke, mendohet të jetë nxitur nga mbështetësit e Gylenit, me qëllim dëmtimin e administratës së Erdoganit. Në atë kohë, tre ministra dhanë dorëheqjen pasi djemtë e tyre ishin përfshirë në skandalin e korrupsionit.

Erdogan e ka akuzuar edhe më parë Fetullah Gylenin për përpjekje për të rrëzuar qeverinë turke. Mbrëmjen e së premtes, kur nisi grushti i shtetit, Erdogan, i cili gjendej me pushime në detin Marmara, tha për CNN-in se pas këtij veprimi kishte një “strukturë paralele”, duke nënkuptuar Gylenin dhe mbështetësit e tij në Turqi.

 

Ndërsa disa orë më vonë, nga Stambolli, Erdogan shtoi se pas grushtit të shtetit qëndrojnë “njerëz që janë instruktuar se si të veprojnë që nga Pensilvania” dhe paralajmëroi se ata “do ta paguajnë shtrenjtë tradhtinë e tyre”.
Gazmira Sokoli

Të këshilluara

Zbulohet varri i zotit? (Foto)

Një zbulim i mahnitshëm është bërë nga një ekip i arkeologëve spanjoll dhe italian në Egjipt. Sipas këtij eki...

15:29

Theresa May, "ylli në ngritje"

Theresa May konsiderohet favorite për të pasuar kryeministrin David Cameron. Shumë britanikë e krahasojnë May me kancelaren gjermane An...

20:33

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI