Flash

Ç'ndodhi realisht në Turqi?

Lapsi.al 16 July 2016
Ç'ndodhi realisht në Turqi?

I gjithë populli turk qëndroi zgjuar gjatë natës për të parë se çfarë po ndodhte. Të shtunën qeveria turke deklaroi se grushti ushtarak i shtetit dështoi. Por e ardhmja politike është e paqartë. Ky grusht shteti nuk ishte një nga ata ta zakonshmit, siç ka përjetuar Turqia në të shkuarën. Këtë herë vetëm një fraksion brenda ushtrisë është përpjekur të rrëzojë qeverinë. Ende nuk dihet me siguri, kush fshihet pas tij. Por qeveria tregoi me gisht menjëherë tek Fetullah Gyleni, drejtuesi i lëvizjes Gylen, armiku dhe rivali i presidentit Erdogan, i cili jeton nga viti 1999 në SHBA. Lëvizja është shpallur organizatë terroriste.

Në të shkuarën Turqia ka përjetuar disa puçe ushtarake. Në vitet 80-të e mori ushtria pushtetin, pas sulmeve të përgjakshme mes aktivistëve të majtë dhe të djathtë. Por të gjithë këta grushta shteti bazoheshin tek iniciativa e përbashkët e forcave të sigurisë. Këtë herë duket se është përfshirë vetëm një grup i vogël i ushtrisë.

 

Brenda natës rajon lufte

Deri më tani janë arrestuar mijëra ushtarë. Gjatë natës u zhvilluan luftime mes pjesëtarëve të ushtrisë dhe forcave të policisë turke. Por kush fshihet pas tyre? Ende shumë pyetje nuk kanë marrë përgjigje. Sërish tregohet se në Turqi ka grupe që veprojnë kundër demokracisë dhe stabilitetit. Është e frikshme, kur shikon se si një vend brenda natës shndërrohet në një rajon lufte, me bomba që bien në ndërtesën e parlamentit, apo avionë luftarakë, që fluturojnë në qiellin e Ankarasë.

Bota nuk duhet të shikojë, se si një Turqi e pastabilizuar, që lufton kundër terrorizmit dhe të ashtuquajturit "Shteti Islamik" fundoset në kaos. Turqia ka tani më shumë se kurrë nevojë për stabilitet. Grushti ushtarak i shtetit tregon se sa e brishtë është gjendja në vend.

 

Fillimisht terror, pastaj luftë qytetare?

Në vitet e fundit, Turqia ka qenë objektiv i rregullt i sulmeve terroriste, të cilat kërcënojnë ta fusin vendin në një luftë qytetare, që do ishte një tjetër nivel i kërcënimit, e që Turqia duhet ta marrë shumë seriozisht. Sipas gjasave në gusht, Gjykata e Lartë Ushtarake e Turqisë do të vendosë për përjashtimin ose jo të lëvizjes Gylen nga forcat e armatosura. Ende është herët të thuhet, nëse kjo përpjekje për grusht shteti ka të bëjë me vendimin që merret në gusht.

Në këtë skenar tmerri një gjë është e sigurt: Hapat e ardhshëm kanë rëndësi të jashtëzakonshme për Turqinë. Do të përdoret tentativa e puçit ushtarak për manovra politike? Deri më tani partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka dalë më e dortë nga çdo sulm terrorist. Por këtë herë bashkësia ndërkombëtare i ka sytë drejt Turqisë dhe të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive e mbështesin Erdoganin për të forcuar shtetin ligjor. Kur të kalojë kjo ëndërr e keqe, në rend të ditës duhet të qëndrojë forcimi i demokracisë në Turqi.

/DW

Të këshilluara

Triumfalizmi artificial i Ramës

Edi Rama është shfaqur në ekrane si triumfator. Pas “JO”-së vetëdiskredituese të PD-së, pas daljes hapur të ...

13:04

Lamtumirë BE, mirëardhsh NATO?

Bashkimi Evropian e mban Ballkanin siç e mban litari të varurin. Këtë dëshiroja të shkruaja në fund të samitit të...

10:06

Pse vazhdoj të qesh me Zhejin

Kam vendosur të qesh me Artur Zhejin. Kam vendosur të qesh me këtë “koleg” që iu rikthye profesionit të gazetarit t&eu...

11:54

Europa dhe Shqipëria pas Brexit

Sikur të ndjekim historinë, mund të themi pa frikë se britanikët kanë qenë evropianët më inteligjentë. Ata ...

11:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI