Flash

Zbulohet varri i zotit? (Foto)

Lapsi.al 14 July 2016
Zbulohet varri i zotit? (Foto)

Një zbulim i mahnitshëm është bërë nga një ekip i arkeologëve spanjoll dhe italian në Egjipt.

Sipas këtij ekipi të arkeologëve besohet se është zbuluar varri i lashtë i Osiris-it, që në mitologjinë egjiptiane njihet si “Perëndia i të vdekurve”.

Varri u gjet në varrezat e Sheikh Abd el-Qurna, në Thebes, transmeton GazetaExpress.

Kompleksi i varrit është një strukturë e madhe që përfshin dhoma të shumta boshe. Ai përbëhet nga një sallë masive e cila mbështetet në pesë shtylla dhe ka një palë shkallë që çojnë në kompleksin e poshtëm të dekoruar me gdhendje të Osiris-it.

Dhoma e funeraleve ka gjithashtu gdhendje nëpër mure që shfaqin demonë, që sipas ekipit arkeologjik, ishin vendosur për mbrojtjen e trupit të të ndjerit.

Varri është i ndërtuar rreth statujës së Perëndisë prej smeraldi, që është rreth 9 metra e lartë dhe që ka një bosht të gjatë të prerë në të. Ky bosht të çon në një dhomë tjetër të zbrazët, e cila, nga ana tjetër, ka rreth 6 metra bosht të gjatë që lidhet me dy dhoma të tjera.

Më poshtë mund ta shihni një skicë që tregon strukturën e varrit të Osiris:

Të këshilluara

Theresa May, "ylli në ngritje"

Theresa May konsiderohet favorite për të pasuar kryeministrin David Cameron. Shumë britanikë e krahasojnë May me kancelaren gjermane An...

20:33

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI